“Veting”-u, gati të hap edhe 2 dosjet “Majko”, për taksën e solidaritetit dhe shitjen e tankeve

844
Përparim HALILI
“Krye-rilindësi” Rama, nis hakmarrjen ndaj deputetit që e sulmoi publikisht, për thirrjen që i bëri policisë “blu”, për të mbledhur vota për “Rilindjen”
Taksa “Majko” vazhdoi të mblidhej edhe në vitet 2004-2005 me vlerë totale 83 milionë dollarë, nga të cilat u përdoren vetëm 3 milionë dollarë, por që ish-drejtuesit e tatim-taksave bllokuan informacionin, duke mos dhënë asnjë shpjegim fatin e 80 milionë dollarëve të kësaj takse 
Ndërkohë që fushata e “Rilindjes” po deklaron se do të pastrojë politikën dhe administratën publike nga personazhet që përfshihen në ligjin e “Veting”-ut, burime brenda “kupolës së “Rilindjes”, na informuan se pas kundërvënies publike që Pandeli Majko i bëri kryeministrit Rama, lidhur me thirrjen që ai i drejtoi policisë “blu” për të grumbulluar vota për “Rilindjen”! Siç thuhet, kryeministri ka dhënë porosi që në 10 dosjet e para të krimit ekonomik shtetëror, të rihapen edhe 2 dosjet hetimore të Pandeli Majkos, të skeduara si “Taksa Kombëtare e rrugës së Kombit” dhe “Shitja e tankeve për skrap”! Këto dosje janë mbyllur qysh kur “krye-rilindësi” Rama ka qenë ministër Kulture dhe kryetar bashkie, kohë kur ka dalë edhe në mbrojtje të Pandeli Majkos, duke i quajtur këto akuza si shpifje të qëllimta të opozitës dhe dy dosjet si “defterë bakalli”! Mirëpo, tani që Majko demaskoi publikisht shefin e tij, duke e konsideruar thirrjen drejtuar policisë për të mbledhur vota, si “Kalim caku dhe shkelje të rëndë të Kushtetutë si kryetar partie e kryeministër”, kreu i “Rilindjes” ka nisur t’ia rikthejë “reston” në mënyrë të heshtur, me një goditje ligjore, duke i hapur “plagët e vjetra” të kohës kur Pandeli Majko ka qenë Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes. Janë dy dosje të rënda penale, të cilat prej afro 15 vitesh i ka zënë pluhuri i harresës, mbasi janë “groposur” duke përdorur komisione hetimore parlamentare fiktive dhe “interpretime” ligjore të shtrembra, në favor të mbylljes së tyre! Përse flasin dy dosjet “Majko”? Sot po ndalemi në njërën prej tyre…
Dosja e taksës për rrugën e kombit, me vlerë 46 milionë dollarë…
Po e nisim me mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor Parlamentar, zhvilluar në datën 10 maj 2005, i cili kishte si objekt hetimi skandalin e rëndë të zhdukjes së vlerës financiare, të mbledhur prej taksës kombëtare për rrugën e Kombit, vendosur me urdhër të Pandeli Majkos, mbledhur me dhunë ndaj qytetarëve e bizneseve! Komisioni Hetimor parlamentar për “Taksën Majko”, si objekt të punës dyjavore kishte verifikimin e fatit të kësaj takse me vlerë 46 milionë dollarë, nuk zbuloi por e mbuloi të vërtetën e këtij abuzimi që nisi me caktimin e kësaj takse kombëtare nga kryeministri, ndërkohë që tagrin ligjor e kishte vetëm parlamenti! Çfarë rezultoi nga hetimi i bërë? Të ardhurat e grumbulluara nga kjo taksë ishin 46 milionë dollarë, shifër konfirmuar nga Ministria e Financave! Nga kjo vlerë takse e grumbulluar për rrugën Durrës-Kukës, janë përdorur vetëm 258 mijë lekë të reja për “punime në këtë rrugë”, duke mos gjetur asnjë dokument zyrtar për të treguar, se ku përfundoi shuma “mal” e kësaj takse, që me ligj të posaçëm të muajit dhjetor 2003, ishte vendosur që gjithë vlera e mbledhur nga kjo taksë, të përdorej si burim financimi vetëm për këtë rrugë! Në komisionin hetimor parlamentar, që drejtohej nga ish-deputeti Preç Zogaj, u publikuan prova që provonin “humbjen” e vlerës së kësaj takse, që prej muajit korrik 2002 e deri më 31 dhjetor 2003, u është zhvatur me dhunë shqiptarëve! Sipas një raporti të përbashkët të ish-kreut të komisionit hetimor Preç Zogaj dhe ish-kreut të KLSH, Robert Çeku, rezulton se nga 46 milionë dollarë të mbledhur, sipas letrave vetëm 3 milionë dollarë të kësaj takse janë përdorur për rrugën Durrës-Kukës. Sipas komisionit hetimor, rezultoi se deri në fund të vitit 2003 ishin mbledhur afro 46 milionë dollarë, mirëpo taksa “Majko” vazhdoi edhe në vitet 2004-2005 dhe flitet se vlera e totale e saj ka qenë afro 83 milionë dollarë, por që drejtuesit e tatimeve bllokuan informacionin, paçka se ish-kreu i këtij komisioni Zogaj këmbënguli që të hapeshin letrat për të saktësuar vlerën e kësaj takse dhe fatin e saj, duke kërkuar shpjegime për zhdukjen e 80 milionë dollarëve të kësaj takse! 
Sigal