“Vetëm” 50 milionë dollar për “Blu Moon”

551
Diamanti rrallë dhe i përsosur “Blue Moon” është shitur për 48.400.000 $ . Blerësi i saj është një biznesmen nga Hong-Kongu. Biznesmeni ka vendosur një rekord të ri botëror për shitjen e një guri të çmuar në ankand.
Guri i çmuar u ble për vajzën 7-vjeçare të biznesmenit. Sipas revistës Forbes biznesmeni është njeriu i 14-të më i pasur në botë, dhe njeriu i 6-të më o pasur në Hong-Kong.
Diamanti peshon 12.03 karat dhe thuhet se bën pjesë në grupin e diamantëve blu më të mëdhenj. Shitja e kësaj kryevepre është bërë këtë të mërkurë në Sotherby, në Gjenevë.
Guri blu diamanti u gjet në minierën e famshëm të Afrikës së Jugut Cullinan , në janar të viti 2014.
Shtëpia e ankandit Sotherby në një publikim tha se miniera Cullinan ishte ” burim i vetëm i besueshëm në botë për diamante blu”, dhe vetëm një përqindje e vogël e atyre që gjenden në të përmbajnë edhe një gjurmë të kaltër.
Sigal