Veset më të këqija të shenjave të horoskopit

587
Askush nuk është i përkryer, çdo shenjë e horoskopit ka veset e saj.
Fatmirësisht Astrologjia na jep këshilla të vlefshme për largimin e këtyre veseve dhe zakoneve të këqija
Dashi
Dashi ka një zakon të keq, pasi është pak egoist. Derisa kjo i ndihmon që të arrijë shumë gjëra në jetë, mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e tij me të tjerët. Nëse ia lini një bimë ose një fëmijë nën kujdes, ai mund ta korrigjojë këtë problem. Sapo të kultivohen kualitetet kujdesëse në personalitetin e tij, ai më nuk do të jetë kaq vetjak.
Demi
Personat e lindur në këtë shenjë janë materialiste. Kur janë të rrethuar nga të gjitha gjërat që posedojnë, ata ndihen më të sigurt. Kjo, gjithashtu, krijon edhe kokëdhembje, konfuzion dhe kaos. Sistemet e ruajtjes që mbajnë gjërat e tyre në pamje të hapur, do ta parandalojnë këtë shenjë nga krijimi i kaosit në tërë shtëpinë e tyre, duke hedhur gjëra sa andej e sa këndej. Mund të përdorni shporta, kavanoza të xhamit dhe dollapë të hapur pa dyer.
Binjakët
Derisa këta janë të bekuar me aftësi të mira komunikuese, fatkeqësisht binjakët njihen si dëgjues jo të mirë. Një mënyrë më e mirë për t’u bërë më i vëmendshëm është praktikimi i qëndrimit në heshtje. Së pari do ta keni të vështirë të kaloni një minutë në heshtje. Megjithatë, edhe personi që flet më së shumti do të mësohet ta mbyllë gojën dhe t’i dëgjojë të tjerët.
Gaforrja
Nëse asnjëherë nuk keni mundur ta kuptoni si arrijnë të duket gjithnjë shumë të ëmbël këta persona, thjesht shihni sasinë e sheqerit që konsumojnë ata. Kjo shenjë e horoskopit adhuron ëmbëlsirat, bonbonet dhe akulloren. Një sasi e ëmbëlsirave ndonjëherë është në rregull, por sasia e tepërt mund të ndikojë në vijat e mesit dhe në nivelin e energjisë. Ajo që gaforret vërtet kërkojnë është një kënaqësi orale. Këtë mund ta merrni edhe nëpërmjet pemëve.
Luani
Ju kujtohet ai personi që keni parë në restorantin elegant ku ishit edhe ju, duke i bërtitur asistentes së tij personale në telefon? Duhet të ketë qenë një Luan. Është natyrale që kjo shenjë, e cila është e bekuar me kreativitet, sharm dhe mençuri, ndihet e tunduar që të shfaqë aftësitë e veta nganjëherë. Në fakt, kjo dëshirë për t’u mburrur duhet ta ketë burimin në një pasiguri të brendshme. Sa më shpejt që të mësojnë luanët t’i komplimentojnë të tjerët, aq më shpejt ata do t’i marrin lëvdatat e të tjerëve, të cilat i kërkojnë me mund.
Virgjëresha
Nganjëherë këta persona lënë anash kënaqësitë e veta për hir të përsosmërisë. Thellë brenda vetes janë shumë të ndjeshëm në zemër. Ata kanë nevojë të mësojnë se është më me rëndësi të ndiheni mirë se të dukeni mirë. Ndarja e disa minutave në ditë vetëm për argëtim, për shembull gatim ose pikturim, mund ta shërojë këtë frikë nga liria.
Peshorja
Peshoret e kanë shpikur termin ‘i varur nga blerja’. Këta kanë çdo kredit kartë të njohur për njerëzit. Dhe, derisa shija e tyre është padyshim e përkryer, kjo mund t’i shtyjë ata drejt telasheve në prag të bankrotimit. Ajo që është në rrezik këtu është kërkimi i bukurisë në çdo gjë, nga ana e tyre. Kënaqja me gjërat e thjeshta e jo të shtrenjta si ecjet në natyrë e në muze, mund ta zvogëlojnë këtë dëshirë për të harxhuar.
Akrepi
Askush nuk mund ta mbajë mërinë aq shumë sa kjo shenjë. Fatkeqësisht, nëse mendoni për pendimet që keni për gjërat që keni bërë në të kaluarën, ju vetëm se do të mbeteni pa dashuri, lumturi dhe besim. Nëse një Akrep dëshiron që ta largojë zemërimin, duhet ta praktikojë së pari vetëkujdesin. Mund të shkoni për masazh çdo muaj, ose të shkruani në një ditar çdo ditë, duke e zbutur zemrën e kësaj shenje dhe duke e lejuar që të falë.
Shigjetari
Shigjetarët kanë një zakon të keq të thënies të së vërtetës. Megjithëse kanë qëllimet më të mira, ata nganjëherë e teprojnë me komentet tepër të sinqerta si “Këta pantallona të bëjnë të dukesh e trashë”. Mënyra më e mirë për kultivimin e taktit nga ana e tyre është nëpërmjet një studimi të jashtëzakonshëm. Librat e sjelljeve sigurisht se ndihmojnë.
Bricjap
Kjo shenjë është e varur nga puna. Shumë Bricjapë ndiejnë se varfëria do t’i kaplojë në momentin që ata ndalojnë së punuari. Mbajtja e një ditari mund t’ua thyejë këtë zakon të keq. Sa më shumë që Bricjapi mëson për bekimet jo materialiste që ka në jetë, aq më e shëndetshme do të jetë sjellja e tij.
Ujori
Zakoni i krijimit të jetës plotësisht të mjaftueshme me veten, është ves i kësaj shenje. Fatkeqësisht kjo e bën të vështirë për ta të arrijnë intimitet. Ujorët përgjithësisht frikësohen e marrëdhëniet me të tjerët do ta kufizojnë pavarësinë e tyre. Fatmirësisht, këta janë persona që pëlqejnë eksperimentet. Duke e trajtuar intimitetin si ushtrim, kjo shenjë e horoskopit mund ta praktikojë kontrollin për hir të një lidhjeje plot dashuri.
Peshqit
Si një shenjë e ujit, është e natyrshme që Peshqit gjejnë rehati në lëngje. Kur këto lëngje kanë përmbajtje të madhe alkooli, problemet mund të shfaqen. Natyrisht, një program me dymbëdhjetë hapa mund të jetë shumë fitimprurës këtu. Meditimi dhe joga mund të ndihmojnë gjithashtu, pasi ato ua mundësojnë peshqve që të arrijnë një sens të shëndetshëm të trupit të tyre.
Sigal