Vera nis me valë të të nxehtit afrikan

501
Kjo javë ka nisur me temperatura të larta, por nuk kanë munguar as rreshje lokale në zona verilindore të vendit, por dhe era ka fryrë mbi normalen.
Të paktën dhe dy ditë sinoptikanët parashikojnë se moti do të jetë në këto kondita, por do të ndryshojë menjëherë me nisjen e verës më 1 qershor. Nga 1 qershori është parashikuar se do të pushtohemi nga një valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat do të shkojnë maksimalisht deri dhe 30 gardë celcius. Stina e verës është parashikuar të jetë shumë e nxehtë dhe me luhatje nga më të çuditshme të motit, duke patur valë të forta me prejardhje nga afrika, por dhe rrebeshe të shumta shiu. Sinoptikanët kanë paralajmëruar se në këtë verë do të ketë të paktë tre ose katër episode të të nxehtit afrikan me temperatura, që shkojnë mbi 36 gradë deri në 40.
Sigal