Vendimi, SHBA tërhiqen nga UNESKO

Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të tërhiqen nga UNESKO, duke e akuzuar organizatën për prirje kundër Izraelit. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha përmes një deklarate se “SHBA i kanë komunikuar Sekretares së Përgjithshme të organizatës, dëshirën për të mbetur të angazhuar me Organizatën e Arsimit,, Shkencës dhe Kulturës të OKB-së, në rolin e vëzhguesit, pa të drejtat kontribuese të një vendi anëtar”. Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga UNESCO do të ndodhë më 31 dhjetor të këtij viti. Ky hap u pasua edhe nga vetë Izraeli.