Vendi përrallor shumë afër nesh ku femrat ndalohen me ligj të shkelin

610
A e dinit se ekziston një vend në botë nga ku janë përjashtuar dhe nuk lejohen të shkojnë femrat? Bëhet fjalë për malin Athos në Greqi, i cili ndodhet në një gadishull me sipërfaqe prej 335 kilometra katrorë. BBC shkruan se mund të jetë zona më e madhe në tokë, nga ku femrat dhe kafshët e seksit femër, janë përzënë, pra nuk lejohet të shkojnë.
Nëse jeni një person që doni të vizitoni malin Athos, pikë së pari duhet të kërkoni leje dhe të lini tek autoritetet një kopje të pasaportës tuaj. Ky është një vend ku murgjit kanë krijuar rreth 20 manastire, që prej kohës kur shpërtheu lufta civile dhe femrat u larguan.
Rreth 1 mijë vjet më parë femrat u përjashtuan me ligj nga hyrja në malin Athos të Greqisë. Sipas Dr Graham Speake, i cili ka shkruar edhe një libër për këtë vend, ndalimi i vizitave të femrave në Athos bëhet me qëllim që të shmanget çdo lloj tundimi i murgjve nga seksi i kundërt.
Sigal