Vendet më të lumtura në botë, Shqipëria lë pas Sierra Leonen

266

Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë, duke kryesuar listën e 10 vendeve më të lumtura, pjesë e së cilës janë 5 shtete nordike.

Raporti i Lumturisë në Botë i publikuar këtë të mërkurë, renditi 156 shtete për nga niveli i lumturisë, bazuar në faktorë si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni.

Por teksa vendet nordike si Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda qëndronin në krye të listës, Shqipëria renditet në vendin e 112. Para vendit tonë vjen Tunizia, ndërsa pas Sierra Leone, Kongo e Bangladeshi.

Ndërsa Kosova duket më mirë në renditje, pasi ajo qëndron në vendin e 66-të.

Në fund të listës qëndron shteti afrikan i Burundit, ndërsa Amerika duke se po bëhet gjithnjë e më e palumtur, pavarësisht rritjes së pasurisë së vendit, duke u renditur në vendin e 18-të.