Vdes regjisori Romero, krijuesi legjendar i filmave zombie

George Romero, regjisori i filmit “Night of the Living Dead”, që ndryshoi përgjithmonë filmat horror, ka vdekur në moshën 77-vjeçare për shkak të kancerit të mushkërive. Romeo vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Toronto të dielën. Vdekja e tij erdhi pas një beteje të shkurtër, por agresive me kancerin e mushkërive, lajmëron familja e tij. Regjisori ka shkruar dhe është producent i filmit të vitit 1968, “Night Of The Living Dead”, një klasik i kultit që merrej me fillimin e zhanrit modern të zombies. Ai gjithashtu është regjisor i “Dawn of the Dead” në vitin 1978, Day of the Dead, Land of the Dead, Diary of the Dead and Survival of the Dead. Lindur në The Bronx në 4 shkurt, 1940 nga një baba kubanez dhe nënë lituaneze, ai u diplomua në Universitetin, Carnegie Mellon i Pittsburgh-ut dhe filloi karrierën e tij si regjisor i filmave të reklamave dhe filmave të shkurtër.