Vdes Matti Makkonen, shpikësi i SMS-ve

548
Matti Makkonen, shpikësi i mesazheve tekst, vdiq në moshën 63-vjeçare pas një sëmundjeje të pashërueshme. Makkonen është njohur si “babai i SMS-ve”, pasi dha idenë i pari për dërgimin e mesazheve tekst nëpërmjet rrjeteve mobile. Ai ka refuzuar gjithmonë që të mbajë këtë pseudonim, pasi, sipas tij, në zhvillimin e kësaj teknologjie u përfshinë edhe shumë inxhinierë të tjerë.
Në vitin 2012, ai tha për BBC News- në një intervistë me SMS- se besonte që dërgimi i mesazheve tekst do të përhapet në të gjithë botën dhe do të zgjasë përgjithmonë. Duke folur për 20 vjetorin e dërgimit të mesazhit të parë tekst, Makkonen tha se e sheh zhvillimin e kësaj teknologjie për dërgimin e mesazheve si një mënyrë për të bashkuar njerëzit në të gjithë botën, dhe se ishte Nokia që e ndihmoi të popullarizonte këtë shërbim.
“Lançimi i vërtetë i këtij shërbimi, siç unë e shikoj, ishte kur Nokia prezantoi telefonin e parë që mundësoi shkrimin e mesazheve shumë lehtë (Nokia 2010 në vitin 1994),” tha ai.
Sigal