Vdes legjenda e muzikës soul/ Aretha Frenklin shuhet në moshë 76 vjeçare

722
Sigal

Ikona e muzikës soul Aretha Franklin është shuar sot në moshën 76-vjeçare e rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Krijuesja e hitit “Respekt” u përball me probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit. Në vitin 2011, ajo mohoi zërat se vuante nga kanceri i pankreasit, edhe pse më vonë e pranoi se kishte kryer një operacion. Familja e saj ka bërë thirrje për “lutje dhe privatësi” në këtë kohë, raporton Showbiz 411.

Franklin kishte anuluar dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festën e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar.Performanca e saj finale publike ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017.

Vajza e një ministri baptist, Franklin u lind në Memphis, Tenesi më 1942. Familja e saj më vonë u zhvendos në Detroit dhe ajo filloi të këndonte në kishën e babait të saj. Ajo filloi karrierën profesionale si këngëtare kur ishte 18 vjeç dhe pari sukses të mjaftueshëm, ndërsa nënshkroi kontratë me Columbia Records.

Stili i Franklin si një muzikante legjendare nuk mund të nënvlerësohet. Ajo fitoi 18 Grammy Aëards, u fut në Rock and Roll, Hall of Fame në vitin 1987 dhe është gjithashtu një nga artistët më të shitura të muzikës së të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 75 milionë regjistrime.

“Ju e dini një forcë nga qielli. Ju e dini diçka që bëri Perëndia. Dhe Aretha është një dhuratë nga Perëndia”, shkruante revista Rolling Stone, duke e quajtur atë këngëtaren më të madhe të të gjitha kohërave. “Kur vjen puna për të shprehur veten përmes këngës, nuk ka asnjë që mund ta prekë atë. Ajo është arsyeja pse gratë duan të këndojnë”.