Vaxi Zeqiri: Duetet e mia më të suksesshme, këngët me Hajredin Gjetën

624
Sigal

Personazh/ Flet këngëtari i kërkuar i diasporës, Vaxi Zeqiri

Vaxi Zeqiri është lindur në Prishtinë, më 19 nëntor 1978. Është marrë me muzikë dhe art, prej moshës 12-vjeçare, ku ka qenë si baterist dhe si back vokalist për shumë vite me radhë. Më tej ka punuar me shumë grupe dhe këngëtarë të ndryshëm shqiptarë. Vaxi që nga vitet ’95 nuk ka qenë prezent në Kosovë, por ai ishte në diasporë si shumë artistë të tjerë shqiptarë. Vendbanimi i tij i dytë ishte Londra, ku atje vazhdoi me studime rreth muzikës dhe mbrëmjeve të zakonshme me muzikë live. Për shkak të intesivitetit të tij të madh rreth punës dhe talentit ai vendosi të kaloj ne karrierën e solo këndimit si (këngëtar) Në repertorin e tij ka shumë këngë të bukura, të cilat u realizuan në studiot e mëdha muzikore në Kosovë & Maqedoni . Për këngët e tij, tekstin & stilin muzikor , kujdeset Besim Bunjaku (BICA), që është gjithashtu, edhe anëtar i grupit ACADEMIC BAND…

 -Përshëndetje Vaxi, ju shoh shumë të kuruar . Stili i të veshurit, kujdesi për veten, aparencën duket që është një tjetër pasion i juaji. Sa kohë shpenzoni për dukjen në skenë dhe në përditshmërinë tuaj?

 Unë shpenzoj shumë, sepse jam pasqyrë për të gjithë fansat e mi dhe i kushtoj vëmendje shumë look-ut tim në skenë. Mendoj se është shumë e rëndësishme për një artiste që të kurohet estetikisht.

-Emri juaj është mjaft i kërkuar edhe nga bashkatdhetarët në diasporë. A janë më të veçantë koncertet jashtë vendit, sesa këtu?

Po dhe të veçantë i bën pjesëmarrja, sepse çuditërisht këtu nuk ka shumë pjesëmarrje. Një arsye tjetër që i bën të veçantë është edhe malli që bashkatdhetarët kanë për vendin e tyre. Kur dëgjojnë këngë të tabanit shqiptar mallëngjehen dhe në një formë shuajnë “etjen” për vendin e tyre.

 -Cili është matësi i suksesit të një artisti, sipas jush?

Matësi i suksesit të një artisti, i çfarëdo sfere qoftë ai është publiku dhe vetëm publiku. Ai vlerëson, ai është çelësi. Zëri dhe mënyra sesi depërton tek publiku.

 -Çfarë e bën një këngëtar te kërkuar nga publiku?

Thjeshtësia dhe të qenurit shumë i afërt me publikun. -Së fundi keni hedhur ne treg edhe një klip, një duet me Këngëtarin e mirënjohur H. Gjeta, si u prit? Është pritur shumë mirë dhe ka qenë një prej dueteve më të suksesshme.

  -Ç’do të thotë për ty të këndosh live?

Të këndosh live është gjëja më e bukur që mund të bëjë një këngëtar. Ka shumë emocione dhe duartrokitjet e publikut janë më të ngrohta. Më duket se kur këndoj live unë ua shpërblej ato duartrokitje. E ndiej më thellë respektin dhe admirimin e tyre. Të shkakton një ndjesi të këndshme të dish se gjithë ata njerëz kanë ardhur të të dëgjojnë vetëm ty. Gjithmonë kam tentuar të këndoj live dhe zëri më ka ndihmuar shumë.

-Jeta private, si shkon ?

Shkon shkëlqyeshëm.

  -Pjata juaj e preferuar ?

Sallatat me perime te ziera & tortelinit e ndryshme.

 -Cilat janë frutat qe të pëlqejnë më shumë ?

 Ananasi & Kivi

-Muzika për ju është pasion, profesion apo biznes?

Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qenë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit .

 -Parfumi juaj i preferuar ?

 One Millione.

 -Veshja juaj e preferuar ?

Është gjithnjë në varësi të programit ditor, ku dhe i përshtatem eventit.

 -Natyra të ka falur forma perfekte , si kujdesesh për imazhin tënd dhe për të mbajtur trupin në formë?

 Kujdesem shumë për veten, që nga dieta ime e përhershme, mos abuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike, përditshmëria me palestrën dhe ecjen, trajtimet e ndryshme estetike etj.. Këto janë kryesoret për të pasur një fizik në formë.

 -Si janë shqiptarët me veshjen, në gjykimin tuaj?

-Shumë mirë, të paktën njerëzit e medias dhe televizionit, që ne shohim çdo ditë dhe që deri diku janë një etalon për popullin në përgjithësi, kryesisht të rinjtë, janë goxha të kuruar, qofte në stil gjithashtu në përzgjedhje.