Varësia nga pirja e duhanit. Më të prekur moshat nga 15-24 vjeç

1959
Të dhënat tregojnë se nga viti 2014 deri në 2017 përqindja e të rinjve që konsumojnë produkte të duhanit në Bashkimin Evropian është rritur. Duhanpirja është një zakon që është rrënjosur më shumë në vendet e Evropës Jugore. Të dhënat e Eurobarometer të botuar në Ditës Botërore të Kundër Duhanit, tregojnë se më shumë të varur nga cigarja janë grupmosha 15 deri në 24 vjeç. Konsumimi te kjo kategori është rritur nga 24 për qind në 29 për qind. Sipas Shoqërisë Italiane të Duhanit , pirja e tij shkakton mbi 80 mijë vdekje çdo vit. Vendet që rezultojnë më shuam të varura nga duhani janë Greqia me 37% të popullsisë, Bullgaria dhe Franca renditen në të njëjtin nivel me 36% dhe Kroacia (35%), ndërsa në Itali, kjo shifër është ende 24%. Më të ulëta normat e pirjes së duhanit janë në Suedi ku konsumohet nga 7 për qind e popullsisë dhe Britania e Madhe me 17%. Në botë regjistrohen më shumë se një miliard duhanpirës . Çdo vit tetë milionë njerëz humbasin jetën e tyre për shkak të pirjes së duhanit në mënyrë aktive apo pasive. OBSH ka dhënë alarmin se “pirja e duhanit po pengon zhvillimin” . Shumica e kësaj barre “ekonomik” bie në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku regjistrohen 80% e vdekjeve të parakohshme për shkak të konsumimit të cigareve.
Sigal