Varësia ndaj rrjeteve sociale

1009
Rrjetet sociale mund të kthehen në varësi. Nuk është ende shqetësim i pranuar zyrtarisht nga institucionet, por në SHBA kanë nisur të marrin masa. Është rritur numri i të rinjve që i drejtohen qendrave të rehabilitimit pas përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale dhe smartphonëve, deri në 7 orë në ditë. Abuzimi me këtë përdorim prek rreth 50% të të rinjve amerikanë dhe klinikat sigurojnë sukses në të paktën 80% të rasteve.
Të rinjtë e moshave kryesisht nga 15-20 vjeç, duhet të qëndrojnë të paktën 30 ditë në këto qendra rehabilitimi, pa kompjuter, telefon dhe internet dhe ndjekin një program rigoroz të specializuar për dizintoksikim. Terapia “peshon” mbi xhepat e prindërve të cilët duhet të paguajnë rreth 50 mijë Dollarë.
Të rinjtë që janë intervistuar kanë theksuar se nuk arrinin të shkëputeshin nga teknologjia, dhe vuanin nga ankthi dhe stresi, që duket se janë pasojat kryesore të abuzimit në përdorimin e rrjeteve sociale.
Sigal