Vangjel Zhapa, rilindasi i parë i kulturës, arsimit dhe sportit

2555
ILO DILO, 
THANAS MEKSI, historian

Libri i Nikolae Postolache-s, i përkthyer nga rumanishtja, është një dhuratë për lexuesin shqiptar. Vangjel Zhapa, rilindasi i parë është një personalitet i shquar i kulturës, arsimit dhe sportit. Në gjuhën shqipe ne kemi të vetmin libër të shkruar nga profesori ynë i nderuar, Qiriako Hila, “Vangjel Zhapa, mirëbërësi i madh i Labovës”. Gjithçka e shkruar për të bënë të qartë një fenomen të habitshëm nga mosnjohja. Ata që nuk e kanë të tyren Vangjel Zhapën, mundohen ta përvetësojnë, ta bëjnë arumun, rumun, epirot, grek, ndërsa ne “Nderin e Kombit” tonë, duam t’ia japim gjithë botës. Edhe ai vetë në testament tregoi se është i të gjithëve. Ja si shkroi ai: “Kur të ndërroj jetë e të tretem në Broshteni të Rumanisë, pas 4 vjetësh (kjo sipas kohës së përsëritjeve olimpike) kam porositur të më zhvarrosni, kokën ma çoni në pallatin “Zappion” që do të ndërtohet dhe eshtrat e tjera në oborrin e shkollës së Labovës”. Amaneti është kryer pjesërisht dhe çuditërisht, nuk është mbajtur nga ne shqiptarët. Kockat e tjera nuk janë çuar në shkollë, por në ambiente të kishës. Arsimimi i shqiptarëve është kulmi i punëve të mrekullueshme që ai bëri për vendin e tij, në një kohë kur Shqipëria ishte e varfër, e mjerë dhe e pafiguruar. Ai nuk u tha shqiptarëve, megjithëse shkollat kudo ishin greke, të mësonin me abetaren greke që ishte e gatshme, por mbështeti me financat e tij punën e vyer të Naum Veqilharxhit për “Evetarin shqip”. Vangjel Zhapa në vitet 1860-1861 dha donacione për botimin e gazetës “Pellazgos” në Lamia, që u bë vatër e diskutimeve për alfabetin e gjuhës sonë shumë kohë përpara rilindësve të tjerë. A është Zhapa në pozicionin e asaj pune kolosale që ka bërë për njerëzimin? Të gjithë studiuesit e thonë, se ai nuk është në vendin që i takon. Vangjel Zhapa është ylli i kometës olimpike, pas tij vjen Bruks dhe më pas Kubertini. Vendosja e Kurbetinit në krye të historisë olimpike është e padrejtë. Këtë s’e ka thënë ndonjë shqiptar, por më i madh i historisë olimpike. David C. Young. Kohët kanë kaluar dhe është formuar një psikologji ndryshe nga e vërteta. Duke shpresuar gjithnjë tek e vërteta, kam bindje se emri i Vangjel Zhapës do të jetë lart, jo vetëm nga ideja olimpike që dha, por edhe nga donacionet e përhershme të Lojërave Olimpike. Nga kjo sjellje dhuruese historia botërore nuk njeh të dytë. Nga ana tjetër, fondacioni “Zhapa” duhet të luajë një rol të rendësishëm për Shqipërinë në përputhje me testamentin e tij. Flaka Olimpike domosdoshmërish duhet të lëvizë nga Olimpi në Labovë të Shqipërisë dhe që këtu, në të gjithë botën. Lexuesve tanë u uroj të gëzohen me këtë libër, dhe të tregojnë me krenari, se Vangjel Zhapa është “Nderi i Kombit” tonë dhe olimpizmit, vepra e tij e madhe, u takon të gjitha kombeve. 

Sigal