Valbona Peraj: Nuk kam as të dashur politikan dhe as gjoks me silikon

564
E qeshur, e dashur, praktike, e bukur, pak tekanjoze, tepër aktive, e muhabetit, por ka një moment që po ju nxi paksa nervi i ballit “futu në vrimë të miut” . Në një bisedë disa minutëshe me Bonën i kalon të “katër stinët e vitit”. Kërkon shumë nga vetja si në profesionin e saj, po ashtu dhe në art. Kurrë nuk kënaqet, por dhe kurrë nuk tërhiqet nga vështirësitë. Nuk fyen, por dhe nuk e duron fyerjen. I jep rëndësi lukut, por pa e kthyer në qëllim në vetvete. Për të bukuria vjen pas inteligjencës. 
Në faqet e internetit kohët e fundit flitet se Valbona Peraj i ka kopjuar këngën Genta Ismajlit. Konkretisht bëhet fjalë për këngën “Të dua ty”, a është e vërtetë dhe cila është përgjigja juaj?
Unë jam një person që nuk futem shumë në faqet e internetit për të parë se çfarë shkruhet apo kush shkruan për mua. Një fan i imi me dërgon në FB shkrimin që shkruhet nga një portal, online në Kosovë që këngën time “Të dua ty” ia kisha kopjuar Genta Ismajlit. E para, kënga ime ka qenë pjesëmarrëse në Top Fest 2 në TOP channel dhe ka qenë ndër këngët më të mira, të atij edicioni dhe kënga për të cilën bëhet fjalë, që unë, thuhet se e kam kopjuar. Genta e ka kënduar pas meje dhe këto këngë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. E kam theksuar dhe e theksoj se do i shkoj deri në fund, pasi shikoj që edhe videoklipi i këngës time është bllokuar nga Youtube.
Flitet për një bashkëpunim me Ervin Bushatin. Cilat janë planet tuaja të kësaj vere?
Në fakt këtë verë do vij me dy bashkëpunime dhe që jam e sigurt që do keni surpriza të bukura dhe hite të pa diskutueshme, por me detaje do ju flas në një moment që do finalizojmë diçka, pasi të dy këto bashkëpunime janë ne punë e sipër.
Thonë se tashmë dhe Bona u dorëzua, ka një të dashur të fshehtë që e përkrah kudo? Mos vallë është politikan?
Bona është konkrete dhe reale. Nuk me pëlqen të bej show, si ca e ca pseudo këngëtare që vijnë si balerina në tregun e muzikës dhe më pas pretendojnë se janë super këngëtare. Që të dashurit e tyre ju japin lek për silikon lartë e poshtë dhe me pas dalin nëpër media me skandale për të fituar famë. Aktualisht nuk ka asnjë të dashur në jetën e Bonës. Po e vëzhgoj, por jo në kontingjentin e shqiptareve. Kur të ketë diçka lajmin do e kaloj te ju.
Tek cila parti po tenton të hyjë Bona. Ku janë ofertat më të mira?
Partia? Ahahahahhahahahah, sigurisht nuk vrapoj pas atyre që më rrëzuan. Po shoh me vëmendje kërkesat…
– Muajt e fundit jeni ftuar shpesh në Amerikë, pra, emri juaj është kthyer ndër më të kërkuarit në diasporë, si do ta komentonit? 
Është e vërtetë. Tre vitet e fundit kërkesat në diasporë kanë ardhur në rritje. Jam pritur shumë mirë në Angli e Amerikë dhe jam e lumtur për këtë fakt. Duke qenë në krah të emrave të mëdhenj si, Gëzim Nikaj, Fatmira Breçani, Elisabeta Marku, jam ndjerë komode, e motivuar dhe e nderuar. 

-Jam kurioz të di, si ja del mbanë ndërmjet punës së shtetit dhe artit? 

Ndoshta nuk jam e vetmja. Jeta është me të papritura dhe duhet ti përballosh. Epo ky është sekreti të dish ti bësh ti gjitha, balancoj gjërat dhe gjej kohën për të gjitha 

-Kalojmë pak te familja, te djali juaj i vetëm. Si do ta cilësonit?

Ai quhet Albo, më jep jetë dhe shtysa ime për të ecur para, 7 vjeç.

Një vajzë që në pamje të parë të jep imazhin e një femre të dashuruar me artin, letërsinë. Pse studiuat për inxhinieri mekanike dhe jo në ndonjë degë tjetër?
Unë ndjehesha mirë në matematikë, por doja më shumë letërsinë. Kur kam qenë në vitin e katërt të shkollës së mesme kam bërë një hartim, i cili doli hartimi më i bukur në Shkodër dhe u komentua dhe në radio. Të gjithë menduan se unë do të studioja për letërsi apo për gazetari. Inxhinierinë e zgjodha meqë e ndjeja veten mirë në matematikë. Kërkoja nga vetja një sfidë të re. Nuk jam e penduar. Një eksperiencë që ja vlen ta përmendësh. 
-Tashmë mbi një dekadë në skenë. Ke shumë këngë dhe klipe, por unë do të doja të ndaleshim pak te klipi ‘Jam arbnore’. 

Kjo këngë është kthyer në hit. Kudo që shkoj kërkohet me ngulm. Mbetet një ndër klipet e mia më të pëlqyera, ndërkohë kam një tjetër projekt në dorë. 
-Një event tjetër, ishit pjesëmarrëse në ‘Shkodra Fest’, si u ndjetë në këtë spektakël? 

Po, konkurrova me këngën ‘Locko’, por vendosa të tërhiqem nga niveli i dobët i konkurrentëve. Së shpejti kjo këngë do realizohet në klip.

Koha ecën dhe njeriu bën dhe korrigjime. Nëse do mund të kthenit kohën pas, a ka ndonjë gjë që do ta ndryshonit ose do ta bënit ndryshe? 

Jeta vjen ashtu si vjen. Tani ndihem e lumtur dhe e kompletuar. Besoj se ndoshta dhe kam gabuar dhe kam korrigjuar, por gjithmonë jam munduar të jem njerëzore, e dashur dhe të mos jem cinike. Gjatë rrugëtimit kam bërë përmirësimet e duhura. Nuk ka njeri pa gabime, por kryesorja është të mos gabosh me vetëdije dhe të të mbizotërojë e keqja. 

-Ta ndalemi pak dhe tek bota e femrave, thashethemet. Femrat vdesin për to. Secila do të duket më e bukur se tjetra. A e ndiqni modën, kush është stilistja dhe çfarë mund të thoni për estetikën?

Sigurisht, jam në korent dhe bashkudhëtare e çdo lloj evoluimi të modës, por nuk jam e etur ta ndjek me fanatizëm. Shikoj, komentoj, dhe bëj për vete atë që më përshtatet., por e them me saktësi se mundohem të bëj vetë shumë gjëra. Me nëj fjalë stilisti im është vetvetja. Pra shikoj, por asnjëherë nuk nisem nga tendencat e fundit për të blerë gjëra. Nëse mua më shkon diçka, e vesh edhe nëse është në modë. 

-Facebook-u juaj i mbushur me foto nga më të ndryshme dhe kudo një Bonë që shkëlqen. Veç tyre keni bërë ndonjë set fotografik së afërmi?

Po. S’ka veçse një javë që kam bërë një set fotografik enkas për këtë intervistë. Mund të them se ishte një ndër setet më të bukura që kam realizuar pasi ideja, veshjet, më pëlqyen tej mase. Rezultati final ishte gjithashtu i bukur. Të gjitha foto më pëlqyen.

-Bona e freskët, tërheqëse që nuk e tregon moshën. Ndonjë sekret bukurie?

Ahaaaaaaaaa. Jam pak edhe tradicionale në këtë fushë. Pse jo, ndjek dhe recetat e gjysheve tona, ashtu siç kanë bërë gjyshet e nënat tona. Maskat me domate, me kos e kastravec tek sytë. Maska me garza kamomili, dush me ujë të ftohtë për tonifikim. Janë të thjeshta, praktike dhe shumë natyrale. 
Bëni lidhje mes performancës trupore dhe ngjyrave në veshje?

Më pëlqejnë tri ngjyra, bluja, e kuqja, por dhe e bardha. 

– Ke pasur, suksese, sulme, arritje, ndalesa, pengesa, arritje, përgojime, por nuk je përulur, Nga të gjitha ngjarjet tuaja jetësore, cili është mësimi më i çmuar që ke marrë në jetë? 

Mësimi më i mirë që kam marrë është mos u dorëzo, por dhe mos urre. Nga ana tjetër kam mësuar se vetëm një bashkësi shumë e vogël njerëzish do të ruajë gjithmonë të njëjtat ndjenja karshi teje dhe anasjelltas dhe kjo është familja. Puno, krijo, realizo, fal mirësi, mos u trego mizore ndaj hipokritëve.
Sigal