Valbona Peraj: Klipi “Asnjëherë”, u promovua në një atmosferë të paimagjinuar

638
Çdo këngëtare e vërtetë ka personalitetin e saj, zërin e saj, profilin e saj. Kështu edhe Valbona Peraj. Kush e njeh shikon se ka të bëjë me një femër të qeshur, të dashur, të shoqërueshme me plot kërkesa ndaj vetes. E re, por që është përplasur shumë me jetën. Nuk ndalet me kokën mbrapa, por shikon gjithmonë para, shikon drejt së ardhmes. Dje, ajo promovoi klipin “Asnjëherë”, me tekst të Rozana Radi dhe muzikë De Vox & Gramoz Kozeli. Në këtë promovim koncert ishin të ftuar, personalitete të artit, kulturës dhe politikës shqiptare si; Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Luftar Paja, Ema Qazimi, Nora Malaj, Berton Hoxha, etj… Gjithë promovimi u dha një koncert Gala me këngëtarët, Myfarete Laze, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, etj… Ky promovim-koncert u zhvillua në ambientet e mrekullueshme të Vilës Restorant “DAM”. Një promovim magjik, plot sensacione dhe emocion. 
Si do ta cilësonit promovimin e klipit të fundit?
Klipi i fundit “Asnjëherë”, u promovua në një atmosferë të paimagjinuar. Mes artistësh, këngëtarësh, mes miqsh që më kanë lënë mbresa shumë të mira. Jam mrekulluar
-Që do të thotë?
Në asnjë ndarje, s’ka të fituar
Unë do vazhdoj të jetoj
Tek asnjë femër nuk e kam dëgjuar
Se dashuria fiton…
-Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj, kompozitor, autor teksti, këngëtarë apo këngëtare në këto këngë-klipe?
Ky është një bashkëpunim me një nga bashkë-kompozitorët e parë që në fillimet e mia të para në skenë Gramoz Kozeli dhe De Vox, ndërsa teksti është qëndisur nga Rozana Radi.
– Ku ishte vështirësia më e madhe?
Vështirësitë janë në të gjitha detajet por duke shpresuar që do marrësh pëlqimin e fansave apo miqve të tu ath mendon se ja vlen pasi unë ec me mendimin se për gjërat e bukura gjithmonë duhet sakrifikuar.
– Cilat janë këngët më të suksesshme dhe kush janë autorët e teksteve?
Të flasësh për këngët më të suksesshme është pak e vështirë, pasi secila nga këngët e mia vjen me një hark kohorë relativisht të largët nga njëra-tjetra dhe secila që vjen ka ardhur në formë të veçante. Kujtoj këngët në Top Fest 2 ,”Të Dua Ty”e cila u realizua me një klip të mrekullueshëm. Kjo këngë u kthye ne hit për ato vite, madje dëgjohet edhe sot në Radio, këngë e Realizuar nga Kompozitori Gjergj Jorgaqi dhe Gramoz Kozeli, klipi nga “Infinit Studio”. Më pas kënga me titull “ Hipokrizi” me kompozitor po Gj. Jorgaqin dhe G. Kozelin. Klipi u realizua nga “Max Producion”. Por dhe mënyra e realizimit me një gjarpër prej 4 m e ktheu këngën sa të bukur dhe të frikshme… Më pas kënga “Hej Mulato”e kompozitorit Genti Lako, e cila ishte një nga këngët më të kërkuara të “Mikrofoni i Artë”, organizim i “Radio +2”… Më pas unë krijova një shkëputje drastike nga ekrani dhe nga muzika ku ju përkushtova më shumë jetës familjare dhe profesionit tim si inxhiniere… Por më pas, në 2014, u bë i mundur një bashkëpunim i shkëlqyer me super këngën “Jam arbnore”të kompozitorit Edmond Zhulali e tekst të Gjigandit Agim Doçi, realizimi i vidioklip nga “Max production” me një përkushtim mbresëlënës. Këngë e realizuar me shume kujdes pasi dihet se këngë të tilla janë këngë shekullore dhe jo këngë komerciale të stinës që i dëgjon në momentin e linçimit dhe humbasin me kalimin e ditëve ( e mos të flasim për kalim vitesh pasi harrohet dhe këngëtari). Unë këngën e kam pasion dhe jo profesion dhe provoj ,tentoj, jo të sjell këngë çdo sezon siç bëjnë shumë këngëtar që bëjnë klipe çdo ditë dhe askush nuk ju a di emrin, por dua të jem ndryshe dhe e veçantë në atë që sjell…Ndërsa kënga dhe klipi i radhës për të cilin po punohet është një stil krejt ndryshe nga herët e tjera, pra është një këngë e qetë, ku ndërthuret me një stil timin po gjithçka ndryshe.
Cili është investimi më i madh në jetë?
Investimi më i madh në jetë është miqësia. Pa miq jeta është bosh, këtë e provova në këtë promovim.
Sigal