Valbona Mema:Komplimenti më i bukur, kur më thonë je këngëtare e mrekullueshme

616
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtarja e mirënjohur Valbona Mema: “ Mëmësia gjëja më e bukur në jetë”

Një këngëtare e sigurt, plot fantazi, që shpërndan mirësi kudo që shkon. Energjike, korrekte, ku punën e ka të shenjtë, pasi nëpërmjet saj përhap zërin e saj melodioz në të katër anët e globit ku ka emigrantë shqiptarë. Kur flitet për këngën Valbona flet me pasion, flet me një ndjenjë të veçantë, pasi të tillë e ka të ngjizur në gjak respektin për të. Puna nuk e lodh dhe pse shpeshherë është e detyruar të lëviz me avion kontinent më kontinent. Mban linja të rregullta trupore falë qendrës së dobësimit të Anila Kalleshit, të cilën e ka mike. Zgjedhjet i kalon me sportivitet, por gjithmonë do që politika t’i shërbejë sa më mirë popullit të vet. Është e pasionuar pas makinave, preferon mercedezin.

-Cilat janë planet e Valbonës këtë periudhë?

Kjo periudhë dihet që është sezon dasmash dhe jam shumë e ngarkuar sidomos tani në gusht, në shtator kam një koncert në Itali.

-Kur je ndjerë më keq në skenë?

Profesionalisht nuk jam ndjerë keq ndonjëherë, por njëherë taka e këpucës mu ngatërrua me fustanin dhe desh u rrëzova….(qesh).

– Cili është albumi dhe kënga më e bukur sipas mendimit tuaj?

Albumi im i parë “Dua të them” dhe kënga “Tate du fustan”

-Kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e këngëtare ultra?

Profesioni im nuk është top modele, jam këngëtare dhe komplimenti më i bukur është kur më thonë je këngëtare e mrekullueshme, por njëkohësisht jam femër që pëlqej klasin, ndaj i përkushtohem dhe vetes

-Cili është objektivi kryesor që kini në jetë?

Një familje e shëndetshme e mbushur plot harmoni dhe një karrierë e suksesshme.

– Ku do t’i kaloni pushimet verore?

Sapo përfundova ca pushime nga bregdeti i jugut. Është një magji. Ka shumë vende të bukura dhe jashtë, por edhe bregdeti Jon, s’ka të krahasuar.

-Cili është për ju mashkulli ideal, çfarë duhet të ketë ai?

Nuk besoj në ekzistencën e mashkullit ideal.

-Me kë preferon të shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?

Preferoj miqtë, ata të vërtetët pa dallim feje, gjinie, krahine. E vlerësoj shumë të qenit njeri, kushdo qoftë.

-Cila ka qenë dita më e bukur në jetë?

Sigurisht mëmësia është ndjenja më e bukur…Kam dy fëmijë të mrekullueshëm, që pa to nuk do të isha kjo që jam.

– Cila makinë është e preferuar për ju?

Jam e apasionuar pas makinave, preferoj mercedezin.

-Cilat rroba banje preferoni?

Preferoj të ndarat, jo trup.

– Cila ngjyrë ju pëlqen në veshje?

Adhuroj të bardhën pasi përshtatet me shenjën zodiakale që i përkas, Gaforres.

-Cilat janë veshjet e preferuara në verë?

Lino, rrobat sa më të lehta dhe komode.

-Cili është kremi dhe parfumi i preferuar?

 Kremi Victoria Secret, parfumi Channel

– E keni problem shoqërimin me një gay?

Absolutisht jo…është një zgjedhje personale e tyre. Apo një veçori fizike. Për mua janë njerëz.

– Frutat e preferuara dhe ushqimi veror?

Shalqi, qershi, pjeshkë. Si ushqim preferoj supat, peshkun, gjellët verore

-Palestra pjesë e jetës tuaj, ku përqendrohet Valbona?

Në fakt nuk kam kohë të merrem me palestër për shkak të impenjimeve që kam..Falë qendrës së dobësimit të Anila Kalleshit kam arritur të kem forma shumë të mira trupore. E falënderoj shume Anilën që më ka ndihmuar të ndihem mirë me format e mia