Vajza, vera po afron! Këtu keni gjithçka që duhet të dini rreth linjave trupore para sezonit të plazhit

730
Jemi në prag të stinës së verës. Koha ka nisur që të ngrohet avash avash dhe ne të gjithë e dime se çfarë do të thotë kjo, po afrona sezoni i rrovabe të banjës. Për shumë njerëz kjo periudhë para ardhjes së verës është plot përpjekje për të pasur trupin ideal nën rrobat e banjës.
Gjatë sezonit veror, përgatituni për postet e panumërta në faqen e Instagramit, ku të gjithë reklamojnë trupin e patjetër “Urën nën bikini”. Po çfarë është “Ura nën bikini”?
Nëse shtriheni në rërë mund të shikoni që krijohet një hapsirë mes rrobave të banjës dhe trupit tuaj. Kjo është ajo për çka po flasim. Nëse nuk e keni vënë kurrë re këtë, kjo është një gjë e mirë.
Ndërkohë që kjo gjë konsiderohet arritje për shumë femra, gjithçka nisi si një mashtrim viral në internet. Nje grup prej katër personash nisën fushatën për kryerjen e një operacioni që u siguronte femrave një “Urë nën bikini” perfekte. Ishte një trend i ri i bukurisë që po përpiqej të futej. U publikuan shumë foto të njerëzve të famshëm në botë dhe avash avash ky u mbetet trendi më i kërkuar i bukurisë deri më sot.
E gjithë bota e medias online u pushtua nga kjo risi e gjetur. Të gjitha rrjetet sociale publikonin mënyra se si të arrihej trupi ideal për të fituar “Urën nën bikini”.
Sot, ky trend po haset gjithnjë e më tepër me shumë kundërshtime. Kjo gjë është shumë e arsyeshme. Të paktën 30 milionë qytetarë amerikanë vuajnë nga çrregullime të ushqyerjes dhe një imazh i tillë si ai që reklamohet nuk është një zgjidhje e shëndetshme për ata që janë aktualisht duke luftuar me shëndetin e tyre. Psikologët thonë se ky trend po çon femrat drejt problemeve me ushqyerjen.
Ne të gjithë duam që trupi ynë të jetë i rregullt. Madje, shumë njerëz fiksohen me këtë gjë. Shkojmë në palestër, bëjmë squats që të kemi të pasme perfekte, bëjmë ushtrime për të holluar belin apo për të tonifikuar kofshët. Ka një përfundim: “Ura nën bikini” nuk është domosdoshmërisht e arritshme për të gjitha femrat, sipas Paloma. Struktura e kockave dhe gjenetika luajnë një rol të rëndësishëm në linjat trupore femërore. Nëse disa femra nuk janë të predispozuara ta kenë atë, përpjekja e vazhdueshme mund ta dëmtojë seriozisht atë.
Studimet kanë treguar se nëse përqëndrohemi në linjat trupore mund të na shfaqen probleme të shëndetit në përgjithësi. Në vend të marrjes së ushqimeve të balancuara dhe ushtrimit të vazhdueshëm, shpesh përfshihemi në dieta ekstreme që na dëmtojnë më keq. Ajo çka mund të na duket e shëndetshme, është krejtësisht e dëmshme për trupin tonë.
Pra, do ta realizoni edhe ju “Urën nën bikini” këtë verë? Kjo varet nga ju. Megjithatë, mos harro – Mos braktis kujdesin ndaj vetes në emër të bukurisë. Ka disa gjëra më të rëndësishme sesa të paturit një trup ideal.
Sigal