Vajza nëse përdorni kontraceptivë kujdes, ja si dhe ku ndikon për keq

725
Tabletat kontraceptive me përbërje hormonale shpesh kanë efekte anësore të cilat mund të lëkunden nga mundime të lehta, deri në të mëdha sa t’u detyrojnë të ndërroni llojin.
Por, pa e provuar për një kohë, ju mund të mos e dini nëse do të keni efekte anësore ose jo nga një lloj i caktuar. 
Kokëdhimbja dhe marramendja
Këto janë efekte anësore të cilat mund të largohen me kalimin e kohës. Pas një kohe të përdorimit të tabletave, ju më nuk do të keni kokëdhimbje, marramendje ose shtrëngim të gjoksit. Por, nëse ata vazhdojnë t’ju mundojnë një kohë më të gjatë, ndërrojeni llojin dhe ndoshta do t’i shmangni ato.
Nauzea
Nauzea (ndjenja e vjelljes) është një reaksion që po ashtu largohet pasi ju të keni përdorur tabletat kontraceptive hormonale për disa muaj. Nëse ky mundim nuk largohet, atëherë provoni t’i merrnin tabletat së bashku me ushqim. Kështu do të lehtësoni nauzenë.
Gjakrrjedhja e vazhdueshme
Ky është një problem që shpesh i merakos më së tepërmi gratë, krahasuar me efektet tjera anësore. Për të shmangur këtë, mundohuni të përdorni tabletat saktësisht në të njëjtën orë çdo ditë. Gjakrrjedhja ndodh veçanërisht kur përdoren kontraceptive përmes injeksioneve, e ashtuquajtura mini-tableta, ose te metoda e impiantit. Bisedoni me mjekun tuaj për të gjetur zgjidhje për këtë problem. Përdorimi i tabletave shtesë mund të ndihmojë në minimizimin e tij.
Rënie e libidos
Nëse përjetoni rënie të dëshirës seksuale, provoni ndonjë kombinim tjetër të barnave kontraceptive. Kalimi në tableta të cilat janë më androgjenike (me efekte të ngjashme me ato të testosteronit), mund ta kthejë libidon. Bisedoni me mjekun se cili është kontraceptivi më i mirë për ju.
Ndryshime të humorit
Nëse është vërtet tableta mbrojtëse nga shtatzënia, dhe jo ndonjë faktor tjetër, që ju bën të shqetësuar ose merakosur, ju mund të provoni metoda tjera kontraceptive, johormonale. Nëse një lloj kontraceptivi ju bën depresive, ndërrimi në lloj tjetër ka pak gjasa të ndihmojë. Të gjitha metodat hormonale ka gjasa të shkaktojnë të njëjtin problem. Për disa pacientë, të cilët duan të vazhdojnë të përdorin tabletat, mjeku mund t’u përshkruajë edhe tableta antidepresive si shtesë.
Sigal