Vajza, mos guxoni t’i thoni këto 8 gjëra partnerit tuaj!

664
Marrëdhëniet nuk mund të jenë “rozë” gjatë gjithë kohës, pasi ju dhe partneri juaj nuk mund të pajtoheni gjithmonë në lidhje me një temë të caktuar. Me vetëdije ose jo, shpesh thoni gjëra që për partnerin tuaj janë shumë të rënda dhe e lendojnë atë. Komunikimi është një pjesë e rëndësishme e takimeve, por ndonjëherë, duke thënë shumë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Ka gjëra të caktuara që një vajzë nuk duhet të thotë nëse dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj të fortë dhe intv.al ua tregon se cilat janë ato: 
1-Mendoj se jam shtatzënë
Nëse doni të shihni fytyrën horror të të dashurit tuaj, mjafton t’i thoni që jeni shtatzënë. Jeta e tij do ndryshojë përgjithmonë. 
2- Duhet të flasim
Të dëgjojë këtë fjalë, mund ti shkatërrojë ditën sepse mendon se diçka ka shkuar gabim dhe ju jeni gati të ndaheni. 
3-Pse nuk bëhesh burrë? 
Ti thuash këtë fjalë gjatë një debati, është sikur ti thuash se je i dobët dhe i lëkundur. Askush sdo ta dëgjojë këtë nga e dashura e tij 
4-I urrej prindërit e tu
Nëse urreni prindërit e tij, më mirë mbajeni brenda dhe mos ia thoni asnjëherë këtë gjë sepse ai mund të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me ta dhe e humbura jeni ju. 
5-Shoku yt i ngushtë është shumë HOT
Ky është sekreti më i madh që mund të mbajë një femër sepse ti lësh të dashurit të kuptojë se shoku i tij i ngushtë është më i pashëm se ai, s’do jetë më i sigurtë për lidhjen tuaj
6-Do që të kemi fëmijë? 
Ndoshta ai dëshiron, por është një ndër gjërat për të cilat e ka shumë të vështirë të flasë sepse prindërimi është përgjegjësi e madhe. 
7-Nuk je romantik
Nëse ju do, ai do përpiqet gjithmonë të jetë romantik, në mënyrën e tij sigurisht, kështu që mos ia bëni më të vështirë se ç’mund ta ketë.
8-Ti flirton me koleget e punës
Të gjitha femrat dyshojnë se çfarë mund të bëjnë meshkujt në punë, por jo e gjithë jeta mund të jetë “Film”.
Sigal