Vajza doni të keni flokë si të Kim Kardashian? Parukieri i saj jep këto këshilla…

751
Chris Appleton është një nga make-up artistët më të suksesshëm që aktualisht merren më lukun e shumë Vip-ave në Hollywood.
Gjithashtu Chris merret me lukun e divës Kim Kardashian që e kemi parë me postimet e saj në Instagram të na tregojë se i pëlqen të eksperimentojë me flokët e saj duke i bërë herë pas here me ngjyra të ndryshme.
Nga një brune në flokët me ngjyrë platinium të akullt dhe më pas në pink ishin transformimet që e kemi parë Kim K të bëjë me flokët e saj.
Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, parukieri i saj Chris Appleton ka treguar disa sekrete lidhur me flokët bjondë.
“Rrënja e flokëve luan një rol thelbësor në dukjen e tyre. Ne jemi mësuar me idenë se rrënja duhet të jetë gjithmonë e lyer, por jemi në vitin 2018 dhe është koha për ndryshim”, -tregon ai.
Zgjedhja e ngjyrës bjonde nuk është aq e thjeshtë sa mund ta mendoni, por duhet të keni parasysh disa gjëra, para se të zgjidhni nuancën e përshtatshme për ju.
Sipas Chris ngjyrën e flokëve duhet ta zgjidhni në varësi të ngjyrës së lëkurës, ngjyrës së syve dhe personalitetit tuaj. Po ashtu, nëse ndyshoni flokët duhet të ndryshoni edhe nuancat e make up-it, për t`i përshtatur me ato të flokëve.
Chris dha edhe një këshillë shumë të vlefshme për të gjitha vajzat që i kanë flokët e lyera. Ai tha se gjëja kryesore, që duhet të ketë parasysh dikush që i ka flokët e lyera është përdorimi i një shampoje pa sulfate dhe silikone, të cilat ndikojnë në zbehjen e ngjyrës.
Vajza filloni merrni masa! Këshillat e Chris me siguri do t’ju vlejnë…
Sigal