U hap panairi i librit “Tirana 2016”, ceremoni e zbehtë

691
Sigal

Në ditën e
parë vizitorët dynden tek Shtëpitë Botuese “ Morava”,  “Bota Shqiptare”, “Argeta –LMG”

 

Dje
në Tiranë, u zhvillua ceremonia e Panairit të 19-të
 të librit “Tirana 2016”. Dhe
pse ditë me shi, kjo nuk i pengoi organizatorët të merrnin masat e nevojshme që
të zhvilloheshin veprimtaritë sipas planifikimit, por ceremonia ishte shumë e
zbehtë, e vakët. Njëkohësisht, n
dryshe nga herët e tjera ceremonia ishte e thjeshtë, pa
pjesëmarrjen e asnjë ministri apo përfaqësues të kabinetit qeveritar, ku fjalën
e rastit e mbajti Z. Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
Zoti  Ymeri gjatë ceremonisë së hapjes u shpreh se, “Panairi i librit
është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa
hezitim, që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Ky panair
do të ketë shumë aktivitete, shumë risi dhe shumë promovime librash. Do të
organizohen seminare, konferenca, mbi problemet e përkthimit dhe botimeve në
gjuhën shqipe”,  Gjatë panairit do të organizohen rreth 60 aktivitete
nga të gjitha Shtëpitë Botuese pjesëmarrëse, kryesisht promovime librash. Në
këtë panair marrin pjesë 90 shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia
dhe më gjerë. Sipas pjesëmarrësve 10 shtëpi botuese u larguan ditën e fundit.
Ky është panairi i 19-të
 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga
Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe do të qëndrojë i hapur deri më 13 nëntor.
Ministria e Kulturës ka dhënë për panairin vetëm 700 000 mijë lekë.
 


Tradita

Ky Panair,
në edicionin e vet të 19
, tashmë është kthyer në nj traditë
në kryeqytet. Lexuesi kryeqytetas e ka të fiksuar në mendje, se javën e dytë të
nëntorit në pallatin e Kongreseve do të zhvillohet Panairi i librit. Kjo
veprimtari e madhe kulturore, mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme për
jetën kulturore, artistike. Si çdo vit edhe ky panair pati të veçantat por
pjesëmarrja ishte më e vogël. Disa shtëpi botuese u larguan në momentin final. Këto
ditë janë të ditët e një angazhimi tërësor 
lexues-botues, pasi lexuesi e ka më të lehtë të kërkojë atë çka dëshiron,
ndërsa botuesi e ka më të lehtë të paraqesë atë çka mendon se kërkohet. Panairi
plotëson atë boshllëk të lexuesit, i cili për shumë arsye nuk afrohet në
libraritë e Tiranës gjatë muajve të tjerë të vitit. Vitin e kaluar sipas
Kryetarit të Shoqatës së Botuesve Ymeri në Tiranë janë mbyllur shumë librari në
Tiranë dhe rrethe të tjera, ndrysa këtë vit ka më pak Shtëpi Botuese në Panair.
Pra kjo tregon se diçka nuk shkon me librin. Leximi dhe libri dalëngadalë po
kthehen në traditën e dikurshme të lexuesve shqiptarë. Ky Panair nisi me mot të
keq, ku ndoshta dhe përmbytjet dhe ndalimi i mësimit në shkolla për dy ditë,
pati pasojat e veta tek lexuesi, pasi u bë thirrje për lëvizje të kufizuara,
por megjithatë, të pasionuarit e librit nxituan nëpër stendat e Shtëpive
Botuese. Ndoshta kurioziteti, ndoshta reklama, ndoshta debatet mes njerëzve,
ndoshta dëshira për të kaluar një ditë ndryshe, po bëjnë që njerëzit në Panair
të dynden në këtë ditë të parë për të thyer kureshtjen. Pallati i Kongreseve dje
ditë filloi të gumëzhijë si asnjëherë tjetër, ku të gjithë punonjësit do të
punojnë pa orar. Ditë feste, ditë libri, ditë të mezipritura nga lexuesit
shqiptarë.

 

Shtëpitë
botuese

Panairi i Librit “Tirana 2016” ka më pak
pjesëmarrës, por më shumë tituj librash se 1 vit më parë. Këtë vit disa Shtëpi
Botuese si
“Morava”, “Bota Shqiptare”, “Argeta–LMG”
i kanë dhënë përparësi librit për fëmijë, romaneve të përkthyera dhe librave
publicistikë si librat më të shitur në panaire.
Sipas sondazhit
që “Telegraf” ka bërë për çdo vit, pritet që Shtëpitë Botuese më premtuese, me
botime më të kërkuara dhe cilësore pritet të jenë “Morava”,  “Bota Shqiptare” dhe  “Argeta –LMG”.

Uljet e
çmimeve

Tashmë është bërë më se e zakonshme që në
panaire libri të shitet me 20-30% ulje. Kjo për arsye, se numri i blerësve
rritet dhe dëshira e Shtëpive Botuese është të kënaqin të pasionuarit e librit.
Kjo ulje ka marrë formë sidomos 5 vitet e fundit duke pasur parasysh kërkesat e
blerësve në raport me pamundësinë e blerjes së të gjithave atyre librave që
dëshirojnë. Ky lloj komunikimi me blerësin ka bërë që të ritet shitja, por
njëkohësisht të kënaqet dhe lexuesi.