Tyra Banks bëhet nënë

569
Surprizë! Tyra Banks është një nënë krenare e djaloshit të vogël.
Super modelja 42 vjeçare dhe i dashuri i saj Erik Asla e mirëpritën në këtë botë djalin e tyre përmes nënës zëvendësuese, transmeton Klan Kosova.
Ajo njoftoi për mbërritjen e York-ut në Instagram.
Ish ylli i America’s Next Top Model e përshkruajti fotografinë: “Dhurata më e mirë për të cilën kemi punuar dhe jemi lutur shumë më në fund erdhi. Ai i ka trashëguar gishtërinjtë dhe sytë e mi të mëdhenj, ndërsa nga babai i tij Erik ka marrë gojën dhe mjekrën. Deri sa e falenderojmë engjëllin e gruas që e mbajti djalin tonë mrekulli për ne, ne lutemi për të gjithë ata që luftojnë për ta arritur këtë moment të lumtur historik. York Banks Asla, mirë se erdhe në jetë”.
Në të kaluarën, Tyra ka folur hapur rreth luftës së saj me shterpësinë.
Në muajin shtator ajo për tabloidin In Touch tha se “përfundimisht” kërkon të bëhet nënë, duke treguar edhe për mundimet që ka përjetuar me shterpësinë dhe se si ka kaluar nëpër procesin rraskapitës të IVF.
Fansat e saj janë të kënaqur që ajo më në fund e fitoi fundin e saj të lumtur.
Sigal