Tyga i dhuron Kylie Jenner një ferrari në 18 vjetorin e saj

612
Reperi Tyga që sipas thashethemeve është i dashuri i Kylie, i dhuroi asaj një Ferrari të tipit 428 Italia me një vlerë prej 320 mijë dollarë në 18 vjetorin e ditëlindjes së saj.
Kylie është fotografuar e ekzaltuar teksa ka parë ferrarin e bardhë me një fjongo të kuqe jashtë klubit “Bootsy Bellows” në Los Anxhelos. Ajo e ka festuar ditëlindjen mbrëmjen e së dielës së bashku më miqtë e saj dhe personazhe të tjerë publik ku është shfaqur e veshur me 3 fustane të ndryshme gjatë natës. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka shkëlqyer me ngjyrën e re platinum të flokëve duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Sigal