Turizmi kulturor dhe kalaja e Ali Pashës në Porto-Palermo

1469
Gëzim LLOJDIA

Foto kalaja ne vitin 1916 
1. Në ballin e portikut të kështjellës së Ali Pashait, në Porto Palermo, të gdhendura gjenden të stiluara, ndoshta në atë bizantin, disa vargje që nga mënyra e të kënduarit duken se janë të bejtexhinjve të oborrit: “Ktheni ploret o detarë…afrohuni pa frikë, inati i erës dhe dallgët janë frikë…” Ky është varianti i parë që unë gjeta dhe por në këtë shkrim kam dëshirë do t’iu paraqes edhe një variant tjetër të përkthyer, atë të mësuesit Janko Pali nga Qeparoi. Çfarë do të ketë pasur ndër mend dhe çfarë ka dashur të përcjellë ky rapsod oborri i Ali Pashait, për çfarë do të do ta ketë pasur fjalën kur shkruan: ‘…ktheni ploret o detarë…”, Të flitet vallë për anijet detare, që të ankorohen aty buzë vendit ku prehej pashai. “Një ditë do të kthehem tek ju, i ka thënë edhe Pukëvil , i cili ka shkruar për këtë takim dhe ka përmendur vitin 1806, kohë në të cilën Ali Pasha e mirëpriti në kalanë pesë-këndëshe të projektuar nga një inxhinier po francez, bashkëkombës i Pukëvilit. “…afrohuni pa frikë…” kur e shqyrtoj me vëmendje, besoj se e ka fjalën që “aty për ku je nisur, që po ta themi në gjuhën vendase do të ishte baraz me “Mirë ardhsh! Në një sterre, dallgët të krijojnë ndenjën e madhe të frikës, zhurma e tyre, shkumëzimi, përplasjet, lartësia e tyre e matur në disa ballë, dhe kësisoj inati i erës, nuk mund të përballohen përveçse t’u thuash hapu,j anë goditje që ndryshojnë format e shkëmbinjve. “Ktheni ploret o detar… në qiellin e kthjelltë nëpër natë, nuk ka ndonjë formulë të fshehtë mikpritjeje, për të kthyer anijet në gjirin e kështjellës ku qëndronte pashai plak i menduar, që ishte rebeluar me perandorin/sulltanin. Fryn jug erë e fortë, që ndihet më tepër në jug, por sidomos në këtë pjesë jugore. Kalaja është në vendin më të bukur, një ishull që deti e rrethon më tre pjesët me ujë, ndërsa përkarshi është rruga që mbërrin deri atje. Edhe sot duken muret e kalasë, frëngjitë e vogla të mbuluara me rrasa guri. Mure, portik, frëngji . Kalaja është e mirëmbajtur. Brenda ka dhoma dhe puset e ujit. Dhoma janë të errtë si biruca. Ka korridore dhe mjedise të tjera. Të gjitha të punuara me gurë. Aty mund të përmblidhen të gjitha të dhënat si dhe dokumentet, reliktet dhe foto për sundimtarin Ali Pasha. Duhet thënë se pas Skënderbeut, është Ali Pasha, sundimtari që sundoi jugun e vendit duke e mënjanuar pushtimin osman. Duke bashkëvepruar më bektashinjtë për një aleancë të vetme të dy palët kishin një kundërshtar. Pushteti i Ali Pashës është i njohur për duke u bërë kështu Ali një lloj kryeministri shqiptar ku ai ishte sundimtari i vetëm. Dhe është e kuptueshme, koha e tij është pak e njohur, si kohë e qëndrimit te ekzistencës së shtetit shqiptar karshi osmanëve. Në muzeun e Ali Pashës mund të vendosen dokumente origjinale, që gjenden në shtetin turk, por edhe në ishullorin e Janinës. Apo duhet menduar sa për fillim e duhet thënë se është një ide e mirë për t’i hapur udhë realizimit të më vonshëm. Kjo edhe nga fakti sepse te kalaja në Porto Palermo pati vizitorë të shumë, turistë tëhuaj që interesoheshin për Ali Pashën dhe kalanë e tij, kohën e sundimit, rreth dy shekuj më parë. Kalaja e Ali Pashës mbart një tregim të moçëm. Ali pashai e ndërtoi këtë kala për gruan e tij Vasiliqinë. Thuhet se thesari i saj është zhytur në katakombet e saj dhe pas mërgimit të pashait dhe gruas së tij, thesari nuk u gjet, duke treguar se legjenda ishte më tepër një sajim popullor.

2. Kështjella -Kështjella në jug, e Ali Pashës mësuar me gjuhën e fjalëve të patregueshme, ku të shfaqet Vasiliqia,që e parandien ardhjen e orëve te territ, në dyert e saj nga shenjat pluskuese që i solli koha. Ti hënëz e plotë, në flokë! O pishës e ndezur në muzg! Sa shikime janë ngurosur përmbi ty:”Ç’pret moj e gjorë, Aliu s’është më i gjallë…”

Kjo kala, me shkruante një ish i burgosur, aty ka shërbyer si burg, dhe brenda saj ishin skllevërit e rrëgjimit të Hoxhës.Ata shkruan se aty në këtë kala ka kaluar vitet e rinise, duke treguar vuajtjet e atyre djemve të nënave, që provuan birucat dhe kthinë e saj.

Me pak nakar. Faethoni dhe Pirua që imi. Aliu është zoti ynë nga Tepelena trimi…

3. Thuhet se në Himarë kalonte trakti i Egnatias jugore, që përshkonte Aulonën, Llogora, Himarë, Finiq. Himara e ka plazhin në Spile më të mirin. Ajo, që mund të tërheqë kureshtar është shpella e Odisesë në Spile. Si i shpëtoi Ciklopit varur në leshin e deleve. 

Në Porto Palermo, kështjella e Ali Pashait ka formë pesëkëndëshe. Muret janë të trashë 1.6 m. Në ballinë gjenden vargje poetësh, gdhendur me stilin bizantin. Ndërtuar poetika e tyre me kaq ëmbëlsi me detin:

Mbishkrimin e dytë na e ka dërguar nga USA Pertaq Pali, i biri i Janko Palit.
Mbishkrim në derën e fortesës së Palermos të ngritur më 1806 
nga ALI PASHA, Vezir i Janines. 
Stripste tis pllores afova thallasopori kseni 
S’tin thallasa tu Panormu, thimos vjeni ! 
Q’eme pu tora vlepete s’ton urano san astro 
Ime tis niqis tropeo astrapovollo Kastro ! 
Nifadhes Himarjotises m’ektisane me zillo 
Afillo pros tus afillus qe pros tus fillus fillo ! 
M’ezilepse o Faethondas m’ihe nakari o Pirros 
ALIS o protos me krati Tepelenjotis iros ! 
Afendis plireksusios s’tis Ipiros ta meri 
Qe stratighoa Asirios me ta spathi s’to heri ! 
Pende mirjadhes stratevma Krata s’ton orismo tu 
Afovos penda q’atromos anandja s’ton enthrotu ! 
S’ta Janin’ ahapavete t’atromito londari 
Tis Athinas to jenima q’anathrema tu Ari ! 
Ngritur në kopje në vend më 1932 nga Arsimtar, Janko Pali. 
Ktheni plloret o detare, hyni ne liman rehat 
Këtu ne Panormen deti s’trembet erës me inat 
Edhe mua qe shikoni lart ne qiell qe çaj retë 
Jam e fitores trofe fortes’ që shkrep rrufetë ! 
Nuset e Himarjotëve më ngritën me kujdes 
Armike për armiqtë, për miq mike me besë ! 
Me pati zili Fatheondi dhe Pirro me pat nakar 
I Tepelenës me sundoi heroi Aliu i par. 
I plotfuqishem është sot ne ç’mban Epiri vende 
Dhe gjeneral Asirian me shpat’ e me mende ! 
Pese dekada mijëra ka n’urdher ushtare 
Pa frike e pa u tutur u ben armiqve balle 
Tani Janine prehet luani pa frike 
Nga Athinaja lindur , qe Marsi vete ka rrite ! 
Përkthyer dhe përshtatur ne shqip nga arsimtar Janko Pali ne vitin 
1932 (shkruar me makine shkrimi mare nga origjinali i vitit 1932 dhe ne dy 
½ flete, formati ) .Qeparo me 29. XI. 1979
Sigal