Turi etnokulturor “Hajd dalim nga Myzeqeja” në Travel Magazine

483
Sigal

Turi etnokulturor “Hajd dalim nga Myzeqeja” ka tërhequr vëmendjen e Travel Magazine. Ky event, i organizuar nga Bashkia Fier, dedikuar traditës, ripërtëritjes së vlerave, kulturës, resurseve të panumërta dhe trashëgimisë kulturore është trajtuar gjerësisht në numrin e radhës së kësaj reviste dhe për më tepër kopertina e saj është veshur me ngjyrat myzeqare. “Një ndër jehonat më të bukura që i është bërë ndonjëherë traditës shqiptare dhe kryesisht asaj myzeqare, Hambarit të Shqipërisë”, do të cilësohet midis të tjerash në Travel Magazine, duke vijuar me perceptimin e “një super organizimi, dedikuar turizmit cilësor, produkteve natyrale dhe të bukurës pa llangosje, dedikuar aventurës dhe natyrëdashësve, atyre që po punojnë fort e pa bujë, për ta bërë Shqipërinë më të mirë se ç`është e për t`i dhënë turizmit shqiptar vlerën që meriton të ketë”.