Tuna i jep fund beqarisë, ja kush e zbulon padashje martesën e fshehtë

22

Pas ndarjes nga  Cozman, mësimi i parë që mori Tuna
ishte që jetën private ta mbante të tillë.

Dhe kjo tregohet edhe tek lidhja e re, me muzikantin Patris
Berisha. Madje edhe hapi i radhës i bërë nga çifti u mendua të ishte sa më i
fshehtë por ka qenë stilistja nga Kosova, Vjollca Llapashtica ajo që e ka
zbuluar pa dashje sekretin e Tunës. Tuna e kishte zgjehdur këtë stiliste për
fustanin e saj të nusërisë pasi ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe të lidhë
martesë me partnerin, Patrisin. Stilistja ka postuar në Snapchat-in e saj këtë
foto të Tunës e veshur me fustanin e nusërisë, duke uruar çiftin të cilët shumë
shpejt do të bëhen prindër.