Truku magjik si të largoni kripën e tepërt nga ushqimet

349
Me siguri ju ka ndodhur shpesh të gatuani gjellën tuaj të preferuar, por e keni tepruar pak me kripën. Duke mos ditur se çfarë të bëni me të, mund ta keni rikthyer sërish në zjarr duke i shtuar pak ujë, ose e keni hedhur poshtë.
Por, tashmë nuk keni pse të hidhni tutje asnjë gatim, edhe kur keni hedhur në të më shumë kripë seç duhet. Për këtë ju vjen në ndihmë një sekret i vogël, që duhet ta mbani mend gjithmonë.
Qëroni një mollë ose një patate, lajini mirë dhe shtoni në tenxheren me supë apo ndonjë gatim tjetër njërën prej tyre. Kripa shtesë që gjendet të do të absorbohet nga molla ose patatja.
Më pas rikthejeni tenxheren me ushqim në zjarr për rreth 10 minuta. Pas kësaj largojeni nga zjarri, hiqeni mollën ose pataten dhe hidheni tutje. Kjo funksionon më së miri, për çdo rast.