Tronditet Hollywood: Artisti legjendar i 3 çmimeve Oscar tërhiqet nga aktrimi!

554
Hollywood ka humbur një nga artistët e saj më të mirë dhe padyshim atë më të vlerësuarin!
Daniel Day-Lewis, i vetmi aktor që ka fituar 3 çmime Oscar konfirmoi lajmin që do të tërhiqet nga aktrimi nëpërmjet një deklarate të shkurtër për shtyp. Ylli 60 vjeçar i kinemasë, i cili njohu famën në mënyrë të menjëhershme nëpërmjet filmave të tillë si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans” nuk deshi që të zbulonte arsyen pas tërheqjes së tij. Përfaqësuesi i aktorit britanik deklaroi:
“Daniel Day-Lewis nuk do të punojë më si aktor. Ai është pafundësisht mirënjohës ndaj gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe audiencës përgjatë viteve të shumta. Ky është një vendim privat dhe as ai apo përfaqësuesit e tij nuk do të bëjnë komente të mëtejshme mbi këtë temë”.
daniel1.jpg
Sigal