Tre muaj më parë, “Rilindja” bllokoi projekt-vendimin e LSI-së, për Minimumin Jetik të 1.6 milionë shqiptarëve

540
Përparim HALILI
Për veten e tyre rritën me 40% pagat, shpërblimet, dietat, udhëtimet jashtë shtetit, telefonat, hotelet, trajtimin ushqimor, karburantet dhe pensionet
Më 17 mars 2017, Grupit Parlamentar i LSI-së, paraqiti Projekt-vendimin për miratimin e Minimumit Jetik me vlerë 16 mijë lekë të reja në muaj për familjet dhe personat në varfëri ekstreme, por Grupi Parlamentar i “Rilindjes” në Komisionit Parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale e Shëndetësisë, votoi kundër duke e shtyrë për në vitin 2021
Duket krejt qesharake e tallëse, fushata elektorale e “Rilindjes”, që premton nxjerrje të shqiptarëve nga varfëria ekstreme, eliminimi i papunësisë, rritja e pagave, rritja e ndihmës ekonomike, rritja e pensioneve të invaliditet, ulja e çmimeve të ushqimeve e shërbimeve jetike të shportës, ulja dhe pakësimi i taksave, nafta pa akcizë, investimet në bujqësi që për 4 vite u bllokuan e ulën qëllimisht me 5 herë prej kryeministrit, strehimi social, transporti modern e shumë premtime të tjera, kur vetëm 3 muaj më parë, konkretisht më 17 mars 2017, Më 17 mars 2017, Grupi Parlamentar i “Rilindjes” në Komisionit Parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale, votoi kundër projekt-vendimit të paraqitur prej Grupit Parlamentar të LSI, për miratimin e Minimumit Jetik me vlerë 16 mijë e 700 lekë në muaj.
Kryeministri, urdhër për deputetët e Rilindjes: Votoni kundër projekt-vendimit për Minimumin Jetik
Komisioni Parlamentar “Për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë”, nuk miratoi projektin social-ekonomik anti-varfëri, me objekt “Përcaktimi i minimumit jetik për personat e papunë, në vlerën 16 mijë lekë të reja në muaj”. Ky vendim kundër Minimumit Jetik, u votua në “bllok” vetëm prej anëtarëve të komisionit deputetë të “rilindjes” dhe u tentuat të mbahej i fshehtë. Sipas projekt-draftit, prej trajtimit financiar me pagesë Minimumi Jetik, do të përfitonin 437 mijë shqiptarë të regjistruar si të papunë, fëmijë, invalid, të moshuar të braktisur e pa pension. në total, sipas këtij projekti do të përfitonin 1.6 milionë shqiptarë, të cilët ndihen në varfëri ekstreme. Mjafton të kujtojmë, që vetëm me ndihmë ekonomike trajtohen 45 mijë e 589 persona dhe 84 mijë e 352 familje, numri i anëtarëve të të cilave, minimalisht është me 2 pjesëtarë. Ndërsa numri maksimal i familjeve në varfëri, arrin deri në 5, 7, 8 e mbi 10 pjesëtarë! Nuk po pyesim se për çfarë motivi nuk e miratuan minimumin jetik deputetët e “rilindjes” të këtij komisioni, por po kujtojmë premtimin e bërë prej atij që ka dalë e kërkon timonin e qeverisjes, bërë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, që sipas “Programit rilindës anti-varfëri”, përcaktimi dhe zbatimi i Minimumit Jetik, do të bëhej brenda vitit 2016! Mirëpo jo vetëm që nuk u nis si projekt prej tyre, por edhe kur e paraqitën deputetë e LSI, komisionerët parlamentar të “rilindjes” nuk e miratuan këtë skemë anti-varfëri! Mos-miratimi i Minimumit Jetik për shqiptarët që nuk mbushin barkun me bukë e që në 4 vitet e “rilindjes” janë shtuar edhe me 40%, u dirigjua prej ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, këtij batakçiu me “depo miliardash”, të mbushur nga biznese të pista! deri edhe me kontrabandë e trafiqe! Ish-ministri Ahmetaj, urdhëroi deputetët “rilindës” me një “copë pusullë”, që të mos e miratonin projekt-vendimin e LSI dhe ata jo vetëm nuk e votuan, por edhe vendosën që të mos futet në rendin e ditës as për 4 vitet 2017-2021, mandat që “rilindja” kërkon ta ketë “timonin” vetëm! Pse? Sipas informacionit, thuhet se deputetët “rilindës” që nuk do të votonin kundër Minimumit Jetik, nuk do të futeshin në listat e kandidatëve për deputetë! Kujtojmë, që vlera e minimumit jetik e bllokuar nga deputetët e “Rilindjes” është vetëm 16 mijë lekë të reja në muaj, aq sa një personi të zhytur në varfëri ekstreme i duhen dhënë për të mbajtur frymën gjallë, vlerë që është 1 mijë lekë të reja më pak, se tarifa mujore që çdo deputeti, i paguhet nga taksat e shqiptarëve për telefonin celular.
Fushata false/PS-PD, që prej 25 vitesh kanë bërë shqiptarët të ulërijnë për bukën e gojës, bëjnë sikur po “qajnë” për varfërinë e popullit
Është fakt i publikuar edhe nga EURO-STAT, që afro 95% e shqiptarëve po vazhdojnë të vuajnë varfërinë ekstreme, ndërkohë që pasuritë dhe financat kombëtare janë nën kthetrat e oligarkisë dhe trafikantëve të hashashit që përbëjnë vetëm 5% të popullatës! Çudia nuk qëndron në faktin se përse ka kaq të varfër, por pse sa herë një forcë politike paraqet projekte anti-varfëri, PS e PD, të “retushuara” në “Rilindje” dhe “Republika e re”, vërsulen me sulme për të lënë në fuqi varfërinë! Kjo po ndodh edhe në këtë fushatë, kur PS-PD janë bërë bashkë për vazhdimin dhe thellimin e varfërisë! Si në çdo prag zgjedhjesh, dy “motrat” PS-PD kanë dalë në fushatë të përbashkët, duke premtuar përsëri se do të zhdukin varfërinë, ndërkohë që në këto 25 vite e sidomos në 4 vitet e fundit, kanë shtuar këtë plagë sociale të rëndë e masive! Bllokimin e Minimumit Jetik e bëri pikërisht “Rilindja” e cila po vetë-prezantohet si e majtë sociale, por që e ka mbushur kupolën e partisë jo vetëm më kriminelë e hajdutë, por edhe me miliarderë të pasuruar me trafiqe e korrupsion shtetëror, të cilët nuk e dinë fare se ç’do të thotë “dollap buke bosh”, fëmijë që nuk kanë veshje e libra shkolle, të moshuar që nuk kanë ilaçe, prindër që nuk akne punë, nëna që detyrohen të braktisin foshnjat prej varfërisë, adoleshentë që detyrohen të vjedhin edhe domate në tezgat e tregut prej varfërisë, të rinj që grabisin e përfundojnë në burg po prej mjerimit, që prej varfërisë varrosin të afërmit me…. listë në shërbimet funerale! Pikërisht këtyre, deputetët e “rilindjes” u bllokuan Minimumin Jetik me vlerë 16 mijë lekë të reja në muaj, ose sa 3 netë fjetje e tyre në hotelet dhe motelet e zonave, ku nuk shkojnë për hallet e popullit por për pazare e trafiqe! 
Ja sa ka qenë dhe duhet të jetë minimumi jetik mujor, vetëm sa “për bukë thatë”
1. Në vitin 1989: Kuota 450 lekë në muaj për çdo familje 
2. Në vitin 1991: Kuota 870 lekë në muaj për çdo familje 
3. Në vitin 1994: Kuota 1345 lekë në muaj për çdo person 
4. Në vitin 1996: Kuota 3087 lekë në muaj për çdo person
5. Në vitin 1998: Kuota 3960 lekë në muaj për çdo person
6. Në vitin 2001: Kuota 4100 lekë në muaj për çdo person
7. Në vitin 2002: Kuota 4891 lekë në muaj për çdo person
8. Në vitin 2005: Kuota 5272 lekë në muaj për çdo person
9. Në vitin 2008: Kuota 5722 lekë në muaj për çdo person
10. Në vitin 2009: Kuota 6047 lekë në muaj për çdo person
11. Në vitin 2010: Kuota 6647 lekë në muaj për çdo person
12. Në vitin 2011: Kuota 7808 lekë në muaj për çdo person
13. Në vitin 2012: Kuota 8910 lekë në muaj për çdo person
14. Në vitin 2013: Kuota 10435 lekë në muaj për çdo person
15. Në vitin 2014: Kuota 12989 lekë në muaj për çdo person
16. Në vitin 2015: Kuota 13788 lekë në muaj për çdo person
17. Në vitin 2016: Kuota 16000 lekë në muaj për çdo person
Sigal