Tranzicioni, opera kombetare dhe kriza e solistëve

691
Opera kombëtare hyri në tranzicion me struktura të plota dhe me një trupë solistësh prej 35 vetësh të pasur me të gjitha zërat tenor, soprano, mexosoprano, bariton, bas.Me kalimin e viteve dhe nën efektin e emigracionit ashtu si shumë artistë të tjerë në të gjitha fushat edhe solistët e TKOB u prekën nga virusi i emigracionit dhe shumë prej tyre u larguan ku sytë këmbët me bursa, konkurse,me gomone, e me çfarë mundën e nuk e kthyen kokën më mbrapa, duke e lënë teatrin në mëshirën e fatit. Për vite të tëra nuk u bënë të gjallë, nuk shkelën në Shqipëri dhe nuk deshën të dinin më se ç’bëhej në TKOB. Megjithatë teatri mbijetoi, bëri çfaqje, premiera të reja, çfaqje repertori, bile edhe turne jashtë shtetit. Kështu ndodhi edhe me trupën e baletit ku balerinë të shumtë u larguan në një emigracion frenetik duke e lënë baletin në mëshirë të fatit. Shkolla bëri punën e saj dhe talente të reja dolën, por drejtorët e tranzicionit i masakruan organikat e trupave duke i reduktuar më maksimum deri sa trupa e solistëve të TKOB sot është katandisur në 13 vetë nga të cilët vetëm pak prej tyre janë të kategorisë së parë, si Marjana Leka, Eva Golemi, Ylber Gjini, Armando Lika, Vikena Kamenica ndërsa të tjerët janë të kategorisë së dytë e të tretë.Por tashmë edhe disa prej tyre po plaken e po i kalojnë të 50-tat dhe zilja e alarmit për solistë të parë po bie në TKOB. Edhe një tenor i cilësisë së parë si Armando Klogjeri nuk po aktivizohet.Pikërisht për këtë arësye sot në TKOB në të gjitha shfaqjet sheh po të njejtët artistë, shfaqje pa dublantë,dhe një publik gjithnjë e më të pakët me ndonjë përjashtim.Trupa e solistëve të TKOB përbëhet nga këta solistë:Marjana Leka, Eva Golemi, Eriona Gjyzeli, Dorina Selimi, Shpresa Beka,Irini Nikolla,Sonila Baboçi,Ramona Tullumani-soprano;Vikena Kamenica,Manjola Konjari-mexosoprano,Ylber Gjini,Armando Lika;baritonë,Sidrit Bejleri;bas-bariton.Siç shihet në këtë trupë ka një raport të zhdrejtë të zërave, 8 nga të cilat janë soprano,2 janë mexo,dy janë baritonë dhe një është basbariton.Nuk ka tenor,dhe nuk ka bas. Gjysmën e trupës e zënë sopranot,kjo është çdo gjë vetëm trupë solistëh nuk është, ku duhet të ketë raport të drejtë të zërave.Pra rreth 9 solistë janë në efiçencë pavarësisht se nuk janë të gjithë solistë të parë.Pjesa tjetër merr rrogën edhe se nuk aktivizohet ose aktivizohet shumë pak për shkak të kualitetit të dobët. Një dukuri tjetër e kësaj trupe është plakja. Marjana Leka,Ylber Gjini,Irini Nikolla,Manjola Konjari i kanë kaluar të 50-tat. Një grup tjetër solistësh të jashtëm aktivizohet në TKOB me kontratë por fatkeqësisht shumë pak prej tyre mund të luajnë role kryesore si Ulpiana Aliaj, apo ndonjë tjetër. Të tjerë solistë aktivizohen nga kori si Emiljana Palushaj, Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu, Ervin Kastrati, Sokol Tomorri, Sokol Hidersha, Aurel Thëllimi, Rezarta Qevani, të tjerët si tenorët Roel Llupo, Klodian Kaçani,Denis Skura, Julian Gjojdeshi,Baritonët si Genc Vozga Ogert Islami, mexo Ivana Hoxha janë solistë të jashtëm për role të dyta apo të treta se nuk zotërojnë as shtrirjen vokale dhe as teknikën e duhur vokale për role të para. Nga njëra anë kemi plakjen e trupës kryesore të solistëve,nga ana tjetër kemi një grup këngëtarësh të paaftë për t’i zëvendësuar, ndaj dhe opera kombëtare po shkon me shpejtësi drejt një krize evidente për këngëtarë. Solistët shqiptarë që janë jashtë nuk mund ta shpëtojnë këtë situatë sepse atyre nuk u ka interesuar kurrë TKOB por vetëm shfaqjet e tyre, paratë që kanë marrë dhe lavdia e tyre personale nëpërmjet publicitetit snob që u bëhet kur vijnë në Shqipëri për t’u treguar shqiptarëve bëmat e tyre në perëndim, se ato po shkrijnë jetën për atdheun e të tjera gjepura si këto. Sa herë që ata vijnë në Shqipëri gazetarët provincialë të mediave vizive apo të shkruara vrapojnë si të tërbuar kush e kush ti ketë në programin e vet. Snobizëm si ky nuk është parë më parë në Shqipëri. U vihen gjithfarë epitetesh por asnjeri nuk flet edhe për kritikat që u janë bërë në Itali, Francë, Amerikë etj, sepse atje ka kritikë të specializuar dhe nuk të pyet njeri kush je, por ç’rezultat arrin. Edhe tek ne ka prej tyre që kanë interpretuar jo mirë, por askush nuk i ka kritikuar sepse ne i mësuam ata mos të kritikohen por të hymnizohen për krenarinë që na jepkan si shqiptarë.Këta janë dokrra province që këta artistë po i shfrytëzojnë mjaft mirë për interesin e tyre personal. Por le të kthehemi tek burimet e brendshme, si do të dilet nga kjo situatë? Pas interesimit që bëmë edhe në universitetin e Arteve me ndonjë përjashtim të vogël , asnjë student i kantos nuk është i aftë të luajë role kryesore. Nuk ka zëra si tenorë, nuk ka baritonë të talentuar, nuk ka basë, ka një mori sopranosh të kufizuara por që frekuentojnë masterin që nesër do marrin diplomën e do thonë kemi mbaruar masterin. Kriza për solistë në tkob është evidente dhe duhen marrë masa sa më shpejt. Një nga mënyrat e zgjidhjes është edhe aktivizimi me kontrata i artistëve të huaj të talentuar por përzgjedhja e tyre të bëhet jo me klientelë, por me konkurs e me audicion siç veprohet për artistët shqiptarë.Taksapaguesit shqiptarë nuk duan t’ja dijnë në se ka apo nuk ka këngëtarë, ato duan çfaqje dhe me cilësi ndaj qarkullimi i vlerave interpretuese që ekziston në perëndim duhet të vijë edhe tek ne, publiku ynë do të shohë në skenën tonë operistike edhe yjet botërore jo vetëm ato shqiptare se vetëm kështu e kupton se sa vlerë kanë artistët tanë brenda dhe jashtë, vetëm kështu nuk do të vihet re mungesa e zërave, vetëm kështu publiku ynë nuk do të privohet nga çfaqje të cilësisë së lartë.
SHOQATA ARTISTIKE MIQTË E OPERAS
Sigal