Tradita shkodrane takohet me muzikën klasike në teatrin Migjeni

927
Edicioni i XI i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” këtë vit e hapi siparin në Dropull ne 30 shtator 2017 me koncertin “Ngjyra Muzikore nga Greqia” te artisteve te famshem greke Nantia Patera dhe Dimitris Lappas dhe do te vazhdoje deri ne 31 tetor 2017 ne Tirane. Edhe në kete edicion te XI ndërthurja dy botëve do të jete tek nderthurja e muzikës klasike me atë tradicionale. 
Pas nates greke, teatri Migjeni ne Shkoder do te shnderrohet ne skenen e nates se dyte te festivalit me nderthurjen e tradites shkodrane me ate klasike boterore. 
« Aty ku tradita takohet me Klasiken » do te mbahet në Shkodër në Teatrin Migjeni ne 12 tetor 2017. Kete rradhe përballja e muzikës tradicionale shkodrane dhe muzika klasike do te sjelle nje atmosfere te veçante ne skenen mitike te Shkodres. 
Artistet e te trupes te ansamblit Migjeni, kengetaret Mukades Cunga dhe rezarta Smaja te shoqeruara nga instrumentistet e ansamblit Migjeni do te performojne per publikun kenge qytetare shkodrane, e me pas orkestra e Klubit te Artit dhe te Kultures të Sigalit në drejtimin e dirigjentit Ermir Dizdarit do te sjelle traditen operistike shqiptare ngfa Prenk Jakova, themelues i operistikes shqiptare e me pas ate boterore si Shtrauss, Bach, Mozart, etj.. 
Programi i koncertit
Ansambli Migjenit: 
– Çile zemren
– Shkoj e vij te dera jote
– Margjelo
– Lulja e majit
Klubit te Artit dhe te Kultures të Sigalit:
P. Jakova Suitë nga opera “Mrika”, Koha 4
Aria e Mrikës “Oh! Ç’janë këto trazime”
J. Shtrauss Roses from the South, Op. 388, vals
J.S. Bach Suita nr. 3 ne D major, koha e II, Air
Y. Ramzoti Valle me motive të Tropojës
J. Brahms Valle Hungareze, Nr.5
W.A. Mozart Divertimento in D major, K. 136, me kohët Allegro, Andante, Presto
D. Shostakovich Vals nr. 2 (Wals Triste)
A. Piazzolla Libertango
J. Shtrauss Seufzer-Galopp
Pas Shkodres “Takimet Muzikore te dy Boteve” do te zhvendosen ne Tirane me koncertin e dates 19 tetor “Arome Parisi” do të zhvillohet në Tirane, ne Universitetin e Arteve. Nje nate ne partneritet me Aleancen franceze në Tirane do te sjelle nje copez Parisi ne Tirane. Kjo fale sopranos Blerta Zhegu dhe Frederic Isoletta, pianist e organist francez. 
Nata finale nen lajtmotivin aty ku tradita takohet me klasiken. Nje duo piano dhe violin, do te bashkoje ne naten finale te Festivalit pianisten shqiptare Silva Skenderi dhe violinistin malazez Miran Begiç. Nata e fundit e festivalit do të ndalet në Tirane, do te jete nje nate Gala ne daten 31 shtator ne Hotel Sheraton.
Argjiro me “Takimet Muzikore te dy Boteve” ne 10 vjet te ekzistences se saj synuar promovimin e trashëgimisë materiale dhe jomateriale shqiptare dhe asaj të evropiane, ne ndertimin e urave te dialogut kulturor mes popujve, ne ndergjegjesimin e opinionit publik per mbrojtjen dhe transmetimin e kulturave te ndryshme si pjese e trashegimise kulturore. Muzika qofte ajo klasike apo tradicionale, na shoqeron ne çdo moment te jetes sone, ne momentet e lumtura dhe te hidhura qe ne kalojme. Edhe ky edicion i 11 i Festivalit bashkon ne skenat e tij artiste nga Greqia, Franca, Shqiperia e Mali i zi.


Sigal