Tradita jonë dhe Pavarësia e Shqipërisë 2014

736
Sigal

Spektakël i mbajtur në Prizren në nder të 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Në qytetin e Prizrenit u mbajt spektakli “Tradita Jonë dhe Pavarësia e Shqipërisë 2014”, ku ideator dhe prezantues ishte Skënderbe Sadikaj dhe producente Sidrita Sadikaj, Mis Pavarësia e 100 vjetorit të Shqipërisë. Në këtë spektakël morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare, nga Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Suhareka Struga, Tirana e të tjerë. Sponsor të këtij spektakli ishin Butiku Arijeta & Era Dekor Prizren, Suvenir Arta Prizren dhe Aprind-Reklama Prizren. TV Opinioni ishte në dispozicion të xhirimit të këtij spektakli. Të gjithë të ftuarit ishin të gëzuar që shikonin fëmijët e tyre të veshur me veshje kombëtare duke valëvitur flamurin e kombit tonë, por të emocionuar se kush do të fitonte çmimet e para. Kryetarja e jurisë, Sidrita Sadikaj dhe dy anëtarët e tjerë zoti Hezer Bajraktari dhe Prof. Naxhi Kuqani, profesor i Universitetit të Prizrenit, vendosen dy çmimet e para: Henri Lica nga Tirana: Mister Pavarësia 2014 dhe Liriona Sallauka nga Suhareka: Mis Pavarësia 2014. Çmimet e tjera: Melisa Zhuta nga Struga: Mis Tradita Jonë 2014 dhe Engjëll Berisha: Little Mister Tradita Jonë 2014. Anita Bytyci nga Suhareka: Mbretëresha “Teutë” 2014, Edita Gashi Mis Prizreni. Era Kuksi Little mis Prizreni 2014 dhe Ammar Kuksi- Little Mister Prizreni 2014, Altin Fetihu- Little Mister Costume National 2014 dhe shumë çmime të tjera. Kështu përfundoi spektakli Tradita Jonë dhe Pavarësia e Shqipërisë 2014 me këngë e valle me çmime të ndryshme dhe në fund duke kënduar: Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria. Ideatori i këtij spektakli, Skënderbe Sadikaj foli për gazetën “Telegraf” duke thënë: “Krenohemi për të ardhmen tonë, me Shqipërinë e Madhe. Gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve!