Tonny Bennett, një rrëfim prekës për Frank Sinatra

565
Besnikëria, është e vetmja fjalë që mund ta përkufizojë, Frank Sinatra-n, për të gjitha ata që duan të dinë më shumë për të. Kështu u shpreh këngëtari amerikan Tonny Bennett, gjatë një intervistë për CBS në 100-vjetorin e lindjes së legjendës së muzikës jazz. “Nëse ai e donte dikë, e donte për gjithë jetën. Për të nuk kishte rëndësi nëse ishe Mbretëresha e Anglisë apo një kamarier i thjeshtë. Ai ishte një njeri i madh që dinte të falte dashuri, tha Bennett. Më pas ai rrëfeu një moment të veçantë, të cilin tha se nuk kishte për ta harruar kurrë. “Një mbrëmje, mamaja ime ishte duke ndjekur në televizion shfaqjen e Sinatras “The main event. Ai e dinte që ime më ishte sëmurë dhe po vdiste dhe në mes të shfaqjes iu drejtua publikut me fjalët, ‘Tonny Bennett është artisti im i preferuar në të gjithë botën’. Fytyra e mamasë shkëlqeu si një pemë Krishtlindjesh, dhe këtë moment nuk kam për ta harruar kurrë. Kjo ishte ajo që bënte Frank një njeri të veçantë.

“Ndërsa vite më parë, kujtoj edhe një tjetër natë. Unë isha duke u bërë gati për të dalë në skenë, ishte premiera e një shfaqjeje që do të mbahej në “Empire Room” këtu në Nju Jork. Në atë moment marr një telefonatë nga Judy Garland. Ajo ndodhej në një dhomë në “St. Regis Hotel” dhe dikush e kishte rrahur. Nuk dija çfarë të bëja në ato momente. Ndërsa ish-gruaja ime më tha; “Merr në telefon Frank-un”. Ai ndodhej në Majami, por unë vendosa t’i telefonoja. Frank sapo kishte përfunduar filmin e tij “The detective”, kështu që ai njihte të gjithë dedektivët dhe policët që e kishin ndihmuar për filmin. I them: “Frank, Judy Garland e kanë rrahur në hotelin St. Regis.

Nuk di çfarë të bëj.” Ai më tha se do të më telefononte për pak minuta. Unë u futa në shfaqje, mbarova pjesën time dhe kur dola Judy më merr sërish në telefon. “I kërkova ndihmmë, më thotë ajo, por tani po më duket qesharake. Në suitën time janë katër avokatë ndërsa jashtë në rrugë ndodhen 900 policë të tjerë. Më pas Frank më telefonon dhe më pyet, është gjithçka në rregull tani djalosh?” Ai adhuronte të bëntë gjëra të tilla. Jetonte për të të ndihmuar të tjerët. Kur mendoj për Sinatran, mendoj për mënyrën se si Laurence Olivier përshkruan Hamletin. Ai ishte njeri i zakonshëm. Gjithmonë në kërkim të emocioneve. Sinatra pushtoi botën e spektaklit me talentin e tij. Ai ishte si dy maskat e teatrit, komedia dhe tragjedia. Por, në veçanti ai ishte një njeri shumë, shumë i ndjeshëm dhe i mirë.

Më tej Bennet rrëfeu edhe një dhuratë dhe një dedikim special që i kishte bërë Sinatras për ditëlindje. Ai i I dhuroi Frank-ut Autobiografinë e Benvenuto Cellini, një skulptor italian i Rilindjes, veprat e të cilit cilësohen si magjike. Pikturat e tij ishin të preferuarat e mbretërve dhe papëve në Itali e Francë. Libri mbante këtë dedikim “Në qoftë se filozofia Shirley MacLaine është e saktë, ti duhet të kesh qenë kjo mace në një tjetër jetë.” Të shumtë ishin fansat dhe miqtë që përkujtuan Fran Sinatran në 100-vjetorin e lindjes. Familja e tij publikoi disa foto ekskluzive të artistit, ku ai është duke festuar ditëlidjet e tij në vite. Ai i kishte shumë qejf ditëlindjet. Ato shënojnë jetën. Dhe ai ishte shumë, po shumë Italian dhe shumë Ii lumtur që e ndante këtë gëzim me njerëzit e tij të dashur,” u shpreh vajza Tina Sinatra. Sinatra la pas një trashëgimi muzikore që do të jetojë përgjithmonë. Edhe 500 vjet të tjera më pas, njërëzit sërish do të dëgjojnë këngët e tij, do të shohin filmat e tij dhe do të thonë: “Sinatra është unik”. Dhe ky nuk është thjesht një opinion, është një fakt.
Sigal