Tom Cruise thotë gjithnjë “po”, gati për martesën e katërt

503
Martesa e katërt në prag për aktorin Tom Cruise, i cili ka zgjedhur Marrakech për t’i thënë “po” shoqes dhe asistentes së tij 22-vjeçare, Emily Thomas. I tërhequr nga Maroku, ku në dimrin e shkuar ka xhiruar episodin e pestë të vazhdimit të “Mission Impossible”, Cruise ka qenë në këtë qytet edhe së fundmi, në prill, i ftuar i nderit në ditëlindjen e David Beckham, i cili festoi 40-vjetorin i rrethuar nga miq dhe “Vip”-a të ndryshëm.
Data e dasmës është “top-secret”, por tabloidët britanikë, raportojnë se do të jetë dhjetori muaji i zgjedhur për ngjarjen. Aktori i “Top Gun” (53 vjeç) dhe asistentja e tij, Emily Thomas (22 vjeçe), kanë zgjedhur Marrakechin, sepse pikërisht kështu lindi dhe shkëndija e dashurisë mes të dyve.
Njoftimi erdhi pasi në ditët e shkuara, kishin qarkulluar disa foto, që shfaqnin Emily së bashku me atë që shtypi rozë e cilësonte si të fejuarin e saj të vërtetë, një farë Aleks Roberts. Por zërat u shuan menjëherë, duke vënë në dyshim vërtetësinë e historisë mes saj dhe Tom. Një përballje që e detyroi aktorin amerikan të nxitojë t’i kërkojë dorën bukuroshes 22-vjeçare.
Tashmë Cruise është në prag të martesës së tij të katërt. Pas dasmës me Mimi Rogers, Nicole Kidman e Katie Homes, tashmë radhën e ka Emily. Për martesën me Holmes ai kishte zgjedhur kështjellën Odescalchi të Bracciano, pranë Romës, ndërsa tani ka zgjedhur një lokalitet më të nxehtë. Dhe Marrakechi konfirmohet mes vendeve të parapëlqyera për ceremonitë e “Vip”-ave.
Sigal