Tinka Kurti, bukuria që nuk plaket

923
Tinka Kurti, një nga personazhet e rëndësishëm të teatrit shqiptar mbushi 85 vjeç. Urimet për gruan që i ka dhënë aq shumë kinematografisë dhe teatrit shqip kanë pushtuar rrjetet sociale. Me një bukuri të natyrshme që vazhdon t’i ndriçojë në portret Tinka Kurti, ka interpretuar role të pashlyeshme në kujtesën e historisë sonë kinematografike. “Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit dhe, në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj”, është një nga shprehjet e saj. Vajza që lindi në Sarajevë e rritur nën leximet e së ëmës do t’i përkushtohej pasionit të saj teatrit, për t’u kthyer në një nga ikonat e teatrit shqiptar. Ajo lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë nga një baba Shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe një nënë hungareze. Është më e madhja nga katër fëmijët. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës. Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri. Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht “Tinka” kushtuar jetës së saj.

Rezultate imazhesh për tinka kurti
Sigal