Ti meriton më shumë se partneri që ke në krah dhe këto janë shenjat që e tregojnë

549
Të gjithëve na ndodh të ndiejmë tërheqje ndaj dikujt.
Më pas ajo tërheqje kalon në një lidhje dhe cdo gjë duket sikur shkon mirë, fillimisht. Megjithatë, jo gjithmonë ajo që duket është e vërtetë. Dijeni se lumturia dhe cilësia juaj e jetës janë gjithmonë parësore. Kështu nëse në një lidhje partneri tregon këto shenja, ka ardhur koha të largoheni:
1. Ju dilni bashkë vetëm kur palës tjetër i bëhët më mirë.
Ai/ajo I kanë gjithmonë axhendat e mbushura dhe nuk gjenë kohën të rrinë me ju. Nga ana tjetër, jeni vetëm ju që planifikoni gjithçka dhe kërkoni t’i bëni qejfin.
2. Nuk është e lehtë të jesh në kontakt me ta
Justifikime si nuk kishte bateri në telefon, apo e ka harruar diku dhe mesazhet ju kthehen pas disa orësh, kjo sigurisht që nuk është një shenjë e mirë.
3. Ata nuk duan të bëjnë të ditur lidhjen në rrjetet sociale
rrjetet sociale kohët e fundit, na duhet ta pranojmë, se janë bërë shumë të rëndëishme. Nëse ata nuk duan të postojnë diçka kur janë me ju (ndërkohë që janë tepër aktivë në internet) pasi kanë kaluar disa javë nga lidhja, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Jepjuni kohë. Por nëse ndodh që keni disa vite bashkë dhe ndodh e njëjta gjë…atëherë ka ardhur koha të bëni një diskutim.
4. Ata kërkojnë vetëm takime me ju
…asgjë serioze, ndërkohë që ju këtë lidhje e konsideroni shumë të shtrenjë.
5. Ju jeni më të përfshirë në këtë lidhje, dhe e dini mirë
Nëse në një lidhje nuk kontribojnë të dyja palët njësoj, atëherë çfarë kuptimi ka?!
Sigal