Thuajini “Jo” celulitit me skrabin natyral me banane!

758
Pse të bleni një skrab për trupin me çmim aspak të arsyeshëm, kur në fakt ju mund ta bëni vetë atë në shtëpi? Kushton më pak dhe është absolutisht natyral!
Janë produkte të cilat ju mund t’i blini disa herë brenda muajit dhe sërish të kushtojnë më lirë sesa skrabi i trupit që prodhojnë kompanitë kozmetike.
Kur bananet kanë marrë plotësisht ngjyrën e verdhë janë gati për t’i kombinuar me disa përbërës të tjerë dhe për të krijuar një skrab mahnitës për trupin.
Përbërësit:
1 banane ( e verdhë)
3 lugë gjelle sheqer pluhur
¼ lugë çaji vanilje
Përgatitja:
Në një enë shtoni të gjithë përbërësit dhe me anë të një piruni krijoni një masë në formë pureje.
Aplikojeni përzierjen e fituar përpara se të bëni dush, duke masazhuar lehtë trupin dhe pjesët ku celuliti është i dukshëm.
Shpërlajeni më pas trupin me ujë të ngrohtë.
Aroma dhe butësia e trupit tuaj i atribuohet vetëm kësaj përzierje magjike që mund të bëhet në vetëm pak minuta dhe pa shumë kosto. Ia vlen të investoni në produkte natyrale, të cilat mund t’i kombinoni në mënyra të ndryshme dhe t’i përdorni për çdo pjesë të trupit!
Sigal