The Weeknd dhe Selena Gomez zyrtarizojnë lidhjen me një tjetër dalje publike

66

Selena Gomez dhe The Weeknd sigurohen që mos të dalin në të njëjtat foto gjatë takimeve të tyre! Që kur ata u fotografuan duke u puthur, i kanë shmangur fotot së bashku, por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë dalë bashkë. Çifti në fjalë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit me 26 janar te “Dave & Busters” në Los Angeles, por të fotografuar jo. Këngëtarja 24 vjeçare është shfaqur në “storyt” në Instagram të fotografit dhe shokut të saj Elie, ndërsa Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd, është shfaqur në fotografinë e Elie në Instagram, pikërisht në një kolazh me foto nga mbrëmja. Gjithashtu reperi i njohur French Montana ka postuar një foto me këngëtarin 26 vjeçar dhe Jaden Smith. Pra kjo do të thotë që Selena ka qenë në të njejtën mbrëmje me ish-in e Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner. Ajo ka një histori të çuditshme me Kylie, e cila është shoqe e ngushtë me ish-in e The Weeknd, Bella Hadid.