“The Economist” artikull për sopranon shqiptare, Ermonela Jaho

74
“The Economist” ka bërë një shkrim për sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Aty flitet flet për jetën e mëparshme të sopranos, pasionin për muzikën dhe kontaktin e parë me operën. Shkrimi hapet me titullin “Engjëlli i Zjarrtë”.
Edhe pse diktatorët e shtypin lirinë, arti që mbijeton më shpesh është muzika. Kështu që nuk është surprizë që sopranoja që më herët gjatë muajit mori çmimin vjetor si këngëtarja më e vlerësuar nga lexuesit e Opera Magazine, bibla e këtij sektori, ka lindur edhe është rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ermonela Jaho e kujton në formë zbavitëse paranojën, atmosferën e izolimit ku ajo u rrit: me vetëm një kanal televiziv dhe një humorist të vetëm të huaj që lejohej të transmetohej nga shteti (Norman Ëisdom, pitkini londinez); me fëmijë të cilëve iu vihej emeri Adriatik si deti që iu desh të kalonin për një jetë më të mirë; me mijëra bunkerë që qëndrojnë mbi tokë; por edhe me një formë të rrallë polifonie që këndohej nëpër dasmat e fshatrave që nga lashtësia.
Znj, Jaho ka një magnetizëm të madh në skenë, zëri i saj plotësohet nga një prani e veçantë fizike. Kur ajo këndoi gjatë rolit të “Suor Angelica” të Giacomo Puccini-t në ovent Garden më 2011 ajo mori një reagim të ftohtë nga audienca çdo natë; duke e riparë rolin e saj në mars, kritikat u shndërruan në superlativa.
“Kur unë këndoj, nxjerr çdo gjë që kam parë dhe dëgjuar në jetën time”, shprehet Jaho. E lindur në vitin 1974, ajo gjithmonë ka dashur që të jetë një këngëtare. Ambicia e saj e parë ishte për tu marrë muzikën pop, kur në moshën14-vjçare ajo shkoi në një performancë të “La Traviata”. “Në atë moment pashë një horizont të ri, një derë e madhe u hap dhe unë doja të shkoja drejt saj”. Deri më tani e ka kënduar “La Traviata” 232 herë.