Thashetheme, se çifti Tyga-Jenner janë ndarë

545
Një nga çiftet më të përfolur në botën e Show Bizit i kanë dhëne fund romancës së tyre. Kylie Jenner, sipas TMZ, raportohet të jetë ndarë nga reperi amerikan Tyga, pikërisht ditën e ditëlindjes së tij. Këngëtari i hitit “Rack City” është fotografuar duke festuar ditëlindjen e tij me një grup miqsh në një restorant në West Hollywood. Burime të “TMZ” kanë raportuar se Kylie, e cila sapo ishte kthyer nga Australia, nuk ka qenë e pranishme në festën e organizuar dhe burime të afërta me çiftin tregojnë se dyshja nuk është më bashkë.

“Kyliet i duhet më shumë kohë për të qenë mirë me veten dhe të bëjë atë që do”, tha një burim duke shtuar se Tyga nga ana e tij, nuk e dëshiron ndarjen. Sipas mediave, ndarjen e konfirmon edhe fakti se në 26 vjetorin e Tyga-s, asnjë nga familja Kardashian, nuk publikuan asnjë urim në Instagram për ditëlindjen e tij, gjë disi e pazakontë dhe që nuk mungon nga asnjëra prej vajzave të famshme, sa herë që një pjestar i familjes feston ditëlindjen. Kylie Jenner dhe Tyga e nisën romancën e tyre në tetor të 2014-ës.
Sigal