Testin e HIV e bëjnë Princi Harry dhe Rihanna

469
Sigal

Princi Harry dhe këngëtarja Rihanna iu bashkuan fushatës ndërgjegjësuese në ditën botërore kundër HIV, duke iu nënshtruar testit të HIV/AIDS në një qendër në Bridgetoën, në ishullin e Barbados.

Princi Harry bëri shaka se testi do të ishte i dhimbshëm, ndërsa u përpëlit kur infermierja shkoi për të shpuar gishtin e tij.

Kjo ishte hera e dytë që Harry ka bërë testin në publik brenda pesë muajve në një përpjekje për të zvogëluar stigmën rreth virusit.

Herën e fundit që Princ Harry bëri testin, ka pasur një rritje të pabesueshme të pesëfishtë tek njerëzit që bëjnë testin e HIV-it.

Momente më vonë, Rihanna dëshmoi se ajo ishte më e fortë se princi, duke thënë: “E bëre të duket sikur dhemb.

“Nuk është aq e dhimbshme sa the në mëngjes.”

Testi i të dyve, si Rihannas ashtu edhe Princit Harry rezultoi negativ pasi pritën për 20 minuta.

Fotoja është realizuar pasi si Princi, ashtu edhe këngëtarja e njohur gjendeshin në të njëjtin koncertin me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë së Barbados, por shkëmbyen vetëm pak fjalë me njëri-tjetrin.