Testamenti i David Bowie, ndahen 100 milionë euro pasuri, hiri do i shpërndahet në Bali

594
Këngëtari britanik, David Bowie, i cili u nda nga jeta në moshën 69-vjecare pas betejës me kancerin, në fillim të muajit, ka lënë amanet që hiri i tij të shpërndahet në Bali, një ishull që gjithmonë e ka hipnotizuar rokerin e famshëm.
Ndërsa pasuria e tij prej 100 milionë dollarësh do të shkojë për gruan e tij, fëmijët, një dado dhe asistentes së tij personale.
Ky është vullneti i këngëtarit, një testament prej 20 faqesh, që u lexua në një Gjykatë në Manhatan.
Apartamentin personal në lagjen “Soho” të Manhatanit, ku fansat e tij bënë homazhe më 10 janar, kur mësuan lajmin e vdekjes së kënëgëtarit, Bowie ia ka lënë të vesë së tij, modeles Iman Abdulmaxhid Jones.
Dy fëmijet e tij, djali Duncan dhe vajza adoleshente Alexandria do të trashëngojnë 25 % të pasurisë, ndërsa Alexandria-s i është lënë në testament edhe shtëpia në mal, në New York.
Bowie i ka lënë gjithashtu edhe 1 milion dollarë dados Marion Skene, e cila është kujdesur për Duncan-in. Ndërsa, asistentes së tij personale, Corinne Schwab këngëtari i ka lënë trashëgimi 2 milion dollarë si dhe aksionet e tij në kompaninë Opossum Inc.
Këtë testament David Bowie e ka shkruar që në vitin 2004 dhe prej asaj kohe nuk është ndryshuar asnjëherë. Ai është firmosur në emrin original të këngëtarit, David Robert Jones, krijuesi i “Ziggy Stardust” në fillmit të viteve ’70.
Në testament, Bowie ka lënë amanet që trupi i tij të digjet sipas riteve budiste dhe hiri të shpërndahet në Bali. Familjarët e tij janë ata që do ta cojnë deri në fund vullnetin e këngëtarit të famshëm, i cili pak para se të ndërronte jetë publikoi edhe albumin e tij të fundit “Black Star”, një album paralamjeronte edhe lamtumirën e tij.
Sigal