Termat Romakë në Durrës, Kumbaro: Monumenti antik, promovim i trashëgimisi kulturore

1185
Termat Romake të shekullit të parë të erës sonë në Durrës tashmë mund të vizitohen nga çdo turist dhe vendas.
Ka qenë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila pasi pa nga afër punën e bërë vlerësoi se Monumenti Antik ,dëshmi e historisë, është një nga format e promovimit të trashëgimisë sonë kulturore e cila ndikon edhe në rritjen e turizmit në vend.

Mirela Kumbaro: “Është një nga qëndrat më të rëndësishme të Durrësit. Jemi vetëm në fillim të punës me kryetarin, sepse me kryetarin e ardhshëm prapë do të vazhdojmë t’i ndjekim, zoti Dako nuk do të na lëshojë sepse është në interes të Durrësit për t’i përfshirë monumentet e kulturës në itinerarin turistik dhe në interes të të gjithë trashigimisë kulturore dhe të gjithë shqiptarëve që këto jo vetëm të mbrohen e të pasurohen, por edhe të promovohen për turistët dhe për vizitorët vendas”.

Për kandidatin e ASHE Vangjush Dako historia dhe trashëgimia kulturore zënë një vend të rëndësishëm në projektet e tij:
Vangjush Dako: “Moto jonë është që të mbrojmë të gjitha sitet e trashëgimisë kulturore, por nga ana tjetër dhe t’i vëmë në dispozicion të vizitorëve të cilët do të vijnë çdo vit e më shumë në Durrës”
Projekti për pastrimin e monumentit antik tashmë ka dy vitë që ka nisur dhe është bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës me bashkinë e Durrësit.
Sigal