Tërhiqet nga shitja “Harper’s Bazaar”, në kopertinë Miranda Kerr nudo

737
Kur kalon Miranda Kerr të gjithë kthejnë kokën, por së fundmi shfaqja sexy dhe elegante, vetëm me taka në këmbë e supermodeles australiane ka ngjallur mjaft kritika.
Modelja u shfaq në numrin e fundit të revistës “Harper’s Bazaar Australia”, krejtësisht nudo, ndërsa klientët e rrjetit të suprmarketeve “Coles”, u ankuan tek titullarët.
“Kemi marrë ankesa të shumta nga klientët të cilët vijnë për të blerë me fëmijët e tyre dhe kemi vendosur që duke nisur nga kjo javë të ndërpresim shitjen e revistës”, thuhet në qëndrimi zyrtar të supermarketit.
Në total janë tërhequr rreth tre mijë kopje, ndërsa drejtoresha e revistës Kellie Hush, thotë se ndihet shumë krenare për kopertinën e revistës.
Sigal