Tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu fiton çmimin “Verona Lirica Award 2016″

156

“Tenori shqiptar Saimir Pirgu fiton çmimin “Verona Lirica Award 2016″

Tenori shqiptar me famë në skenat operistike në botë është vlerësuar me çmimin Verona Lirica Aëard 2016”.

Çmimi iu dha më 13 nëntor 2016. Saimir Pirgu ka shkëlqyer me talentin e tij në skena të mëdha operistike, së fundmi në skenën e madhe të Barcelonës, në operan e ”Makbethit”.

Ka zgjatur tetë minuta duartrokitja e cila ka pasur në Barcelonë, pasi është dhënë opera “Makbethi”, e radhës në Teatro del Liceu. Mediet spanjolle e kanë cilësuar lartë paraqitjen e Pirgut në këtë produksion teatror, me të cilën u hap edhe sezoni i ri.

Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa, Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Ai është fitues i konkurseve ndërkombëtare “Caruso” e “Tito Schipa” në 2002.