Tenderë që anulohen e përsëriten për shkak të pazareve

792
TRAJTIMI I STUDENTËVE .SH.A KORÇË 
Njofton për anulimin e ankandit, me Objekt sipas publikimit të bërë në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 17 të datës 02.05.2017, faqe 645/737, të APP-së “Shitje Autoveture tip Jeep -Fuoristrade-emërtimi tregtar Cherokee Nr i identifikimit-1J4FJN8M7SL593007 viti i prodhimit 1995, me vlere ankandi 162500 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e pesëqind) leke pa t.v.sh për mungese konkurrence (nuk u paraqit asnjë kandidat/ofertues). 
BASHKIA RROGOZHINË 
Bashkia Rrogozhine kërkon te anuloje procedure: Mbikëqyrje e punimeve, te tenderit me objekt: “Rikonstruksion i Magjistralit Kryesor dhe Rrjetit të Brendshëm të Ujësjellësit, në Bashkinë Rrogozhinë, Loti i Dyte ”, parashikuar te zhvillohej me date 05.06.2017, ora 09.00. 
Fondi limit për këtë prokurim do te jete: 1.477.632 (një milion e katërqind e shtatëdhjeteshtatë mije e gjashtëqind e tridhjete e dy) leke pa T.v.sh. Arsyeja e anulimit dhe heqje nga sistemi i prokurimit publik sepse janë llogaritur gabim afatet për hapjen dhe dorëzimin e ofertave, ky tender do te zhvillohet ne një date tjetër. 
BASHKIA E QYTETIT KORÇË, NDËRMARRJA E SHËRBIMEVE PUBLIKE 
Autoriteti Kontraktor, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, njofton se procedura e prokurimit me objekt “Pjese këmbimi, goma, bateri”, e zhvilluar ne datën 04/05/2017, anulohet për arsye te mosparaqitjes për nënshkrim kontrate nga operatori i shpallur fitues “RA-MI KOMPANI” sh.p.k brenda afatit te përcaktuar. Ne këto kushte do te veprohet ne përputhje me nenin 58 pika 5 të ligjit Nr.9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
BASHKIA FINIQ 
AK Bashkia FINIQ NJOFTON anulimin e procedurës se prokurimit ‘Blerje Gazoil, benzine dhe Gaz’ për nevoja te Bashkisë Finiq për arsye te mos plotësimit te kritereve te kërkuara nga Bashkia Finiq nga operatori ekonomik pjesëmarrës.
Sigal