Tendencat e reja të balukes këtë pranverë

859
Stilistët janë frymëzuar nga prerja e flokëve në vitet ’60-’70. Modelet e tyre na kujtojnë stilin e Brigitte Bardot dhe Jane Birkin. Më poshtë mund të shihni tendencat e balukes për këtë pranverë:
Balukja klasike
E plotë dhe shpesh e gjatë, balukja klasike kombinohet mjaft mirë me flokë të shkurtër apo flokë të gjatë të lirshëm. Është mjaft trend këtë sezon.
Balukja në anë
Kjo lloj baluke është zgjidhja ideale për ata që kanë qëllim të rrisin flokët por nuk ju pëlqejnë flokët para syve. Ajo mund të rikrijohet falë aksesorëve.
Balukja e shkurtër
Është varianti më rok i pranverë-verë 2017 dhe shpesh edhe me ngjyra. Kombinimi është me flokë mjaft të shkurtër ose të gjatë dhe asimetrik.
Baluke e hapur
Është casual dhe e lehtë, është një zgjidhje për ata që nuk kanë shumë kohë të merren me të.
Balukja për ato që u rrinë mirë
Balukja të ndihmon të minimizosh defektet si një ballë i vogël apo i gjerë, si dhe për të theksuar format e fytyrës, siç janë sytë dhe mollëzat. Nuk ka një rregull universal për të zgjedhur baluken që ju përshtatet. Këshilla është që ti përshtateni gjithmonë një profesionisti, që zgjedh një prerje sipas tendencave por dhe që i përshtatet fytyrës suaj.
Sigal