Telashe në familjen Jackson, mamaja e yllit të pop-it akuzon nipin për

664
Nuk mbarojnë ndodhitë në familjen Jackson.
Pas vdekjes së yllit të popi-it Michael Jackson për të cilin dyshohet se është vrarë nga mjeku i tij, vjen një tjetër lajm tronditës nga familja e këngëtarit.
Nëna e Michael Jackson, Katherine pretendon se është abuzuar për vite me radhë nga nipi i saj, Trent Lamar Jackson.
86 vjeçarja Katherine ka akuzuar Trent se është përpjekur ta manipulojë atë për kontrollin e financave të saj. Ajo e ka akuzuar atë për përdorimin e llogarive bankare dhe kartave të kreditit pa aprovimin e saj, ndërkohë që ka abuzuar me të psikologjikisht.
Revista “People” ka publikuar dokumentat e dorëzuara në Gjykatë ku Katherinë ka rrëfyer se për shkak të abuzimit mendor, ajo ka arritur në një gjendje frike dhe ndihet mjaft konfuze.
Edhe “TMZ” raporton gjithashtu se Katherina akuzon Trent se ka qenë një tradhtar abuzues nga i cili duhet të fshihej për të folur me fëmijët e saj.
Sigal