Së fundmi vijnë dritaret teknologjike, për të cilat nuk ka nevojë për të blerë perde apo për të pasur grila.Vetë dritaret janë programuar për të parë në mjedisin e jashtëm ose jo në varësi të ciklit ditor të kohës.
Këto dritare të zgjuara kanë aftësi të kontrollojnë futjen e sasisë së dritës dhe nxehtësisë në shtëpi. Në muajt e ngrohtë, dritaret do të fusin më pak dritë duke e mbajtur të balancuar temperaturën e shtëpisë ose anasjelltas gjatë muajve të ftohtë.
Dritaret mund të lejojnë më shumë ose më pak dritë gjatë pjesëve të ndryshme të ditës për të rregulluar temperaturat e dhomës dhe ndriçimin sipas nevojave të banorëve të shtëpisë.
Teknologjia për prodhimin e tyre është shumë moderne, ekologjike dhe jo e dëmshme për shëndetin.